Connect with us

Trashëgimia

Kompleksi i Karabashit, pjesë e veçantë e historisë arkitektonike të Prizrenit

Published

on

Është i vendosur në pjesën jugperëndimore të Prizrenit, në anën e majtë të lumit Lumbardhi. Kompleksi i Karabashit ka rëndësi të madhe historike, shpirtërore dhe arkitektonike pasi që paraqet tyrbet më të vjetra të ruajtura në Prizren.

Bazuar në vjetërsinë dhe rëndësinë, ky kompleks është në listuar Trashëgimi Kulturore e Kosovës

Varrezat e vjetra datojnë nga shekulli XV, kurse në pjesën e parë të shekullin XX janë ndërtuar tri tyrbe të mbuluara.

Tyrbja e Rabia Hanëmit

Në bazë të mbishkrimit varror të skalitur në gur është ndërtuar në vitin 1905. Tyrbja ka planimetri në formë drejtkëndëshi, të ndërtuar me tulla dhe llaç gëlqeror si material lidhës. Kulmi është katërujor prej druri të mbuluar me llamarinë, ndërsa në maje e ka një “alem” metalik të profiluar. Brenda tyrbes gjendet varri në formë kubi me gurin mbivarror në formë cilindrike me kapitel, ku përveç mbishkrimit të skalitur në stilin “talik” janë edhe dekorime me motive florale.

Tyrbja e Sheh Hyseinit

Është ndërtuar në fillim të shekullin XX. Në të janë varrosur dy udhëheqës shpirtërorë të rendit Halveti dhe Sinani. Ka planimetri në formë katrori, ndërtuar prej gurëve dhe tullave të papjekura – qerpiçëve. Ndërtesa është e suvatuar nga ana e jashtme dhe e brendshme. Konstruksioni i kulmit katërujor është prej druri të mbuluar me llamarinë. Brenda tyrbes janë dy varre të mbuluara me kapakë druri dyujor.

Tyrbja e Mustafa Karabash Efendisë

Në bazë të disa gojëdhënave besohet se rivarrimi i Mustafa Karabash Efendisë është bërë diku në fund të shekullin XVIII në varrezat e qytetit që tani njihen si “Varrezat e Karabashit”. Gjatë rivarrimit duhet të jetë ndërtuar edhe tyrbja me planimetri tetëkëndore.

Muret janë të ndërtuara prej gurëve dhe nga ana e jashtme kanë profilime nëpër cep dhe përreth hapjeve. Kulmi është tetëujor prej druri, që mbështetet mbi tambur nën të cilët gjendet kubeja. Mbulesa e kulmit është prej elementeve të “tegollës”. Gjatë viteve tyrbet kanë pësuar ndërhyrje të vogla me qëllim riparimi.

Pas Luftës së Dytë Botërore një pjesë e madhe e sipërfaqes së këtyre varrezave janë nacionalizuar dhe janë shfrytëzuar për qëllime të tjera, si kompleksi spitalor, kompleksi shkollor, parku i qytetit me stadiumin. Gjatë kësaj periudhe ky lokacion nuk përdoret duke u lënë në mëshirë të kohës. Në sipërfaqen e Kompleksit të Karabashit, çdo vit, më 5 Maj, është shënuar festa e Shën Gjergjit, e quajtur në popull edhe si Dita e Karabash Babës.

Në vitin 2007 varrezat e vjetra janë rrethuar me mur dhe është ndërtuar një shteg që përshkon aksin gjatësor të kompleksit dhe ndalohet zhvillimi i aktiviteteve në këtë zonë

 

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending