Aktuale
“Kompensimi i pronave në Hade që bëri Qeveria është krim i organizuar”

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet sot është folur edhe për kompensimin e tokave në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit. Për të cilin kompensim deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se atje është bërë krim i organizuar.
Deputeti Konjufca e ka quajtur të gabuar vendimin e Qeverisë Hajradinaj për këto kompensime, ku siç tha ai një vendim i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj do të duhet t’i paraprinte një hetim i Prokurorisë së Shtetit i cili do t’i kapte kriminelët ku siç thekson ai kanë ndërtuar shtëpi, kanë blerë toka e i kanë stërshit ato toka.
Edhe pse ky vendim erdhi për të mos mbetur pa thëngjill, Konjfuca po thotë se mbrapa këtij po fshehët një makinacion i manipulimeve me pronat atje.
“Vendimi i Kryeministrit për kompensimin në Hade, këtë duhet ta hetoj Prokuroria sepse ka aty edhe krim të organizuar. Krejt fokusi ishte që tash u bë një zgjidhje dhe do të kemi thëngjill . Shumë mirë që do të kemi thëngjill, kemi pas nevojë. Mirëpo, arsyetimi që do të kemi thëngjill e fsheh prapa edhe një makinacion të manipulimeve me prona atje, me ndërtime pa leje, për çka kemi pas një kompensim marramendës dhe ky ka qenë një krim i organizuar. Qeveria e ka kollaj, sepse paret e buxhetit të Kosovës, paret e xhepit të qytetarëve të Kosovës vetëm i dislokon me miliona edhe kemi faktikisht kompensim të pronarëve. Mirëpo çka ka ndodh atje është një krim shumë i madh, dhe vendimi i Qeverisë vetëm sa e ka mbuluar këtë krim, nuk e ka zgjidhur fare. Përkundrazi hetimi i drejtësisë do të duhej t’i kishte parapari këtij vendimit për Hade. Njëherë me i kap kriminelët të cilët kanë ndërtuar atje shtëpi, e kanë ble prona, e kanë stërshit. Të vihet në sistem Prokuroria e Shteti e pastaj kryeministri pas një vlerësimi të drejtësisë është dashur të marr vendim”, tha Konjufca, përcjellë Ndërtimi.info
