Connect with us

Aktuale

Kompanitë në Kosovë ankohen se nuk po gjejnë punëtorë

Published

on

Një vend ku papunësia arrin normën e rreth 30 për qind, e kompanitë ankohen se nuk po gjejnë punëtorë mund të tingëllojë si paradoks, por kjo po e përcjell Kosovën muajve të fundit.

Kompani në sektor të ndryshëm në Kosovë flasin për mungesë të madhe të punëtorëve. Shumë prej tyre thonë se po detyrohen që të kërkojnë punëtorë nga vendet fqinje, pasi që nuk arrijnë që të gjejnë punëtorë në vend.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se me këtë problem po përballen kompanitë prodhuese, ndërtimore dhe ato të tregtisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se mungesa e punëtorëve ka ardhur si pasojë e asaj që punëkërkuesit edhe mund të jenë dekurajuar nga mundësia që të gjejnë një punë në sektorin privat me kushte të mira.

“Kjo nuk është diçka që nuk i ka përcjellë vendet tjera, ku një numër i madh i njerëzve nuk kërkojnë punë për shumë arsye ose janë të dekurajuar që të gjejnë një punë më kushte të barabarta ose janë të dekurajuar nga kushtet që ekzistojnë në vendin e punës. Në rastin e Kosovës mund të jetë edhe diaspora që shumë njerëz i bënë të pamotivuar që të kërkojnë punë. Po ashtu ka disa vende të punës ku punëdhënësit nuk arrijnë të gjejnë punëtorë të përgatitur për vendin e caktuar të punës”, thotë Rukiqi.

Sa i përket mjeteve nga diaspora, ato mbesin një burim i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare në Kosovë. Në vit, vlera e parave të dërguara nga diaspora, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, arrin shumën e rreth 600 milionë eurove.

Ndërkohë, si arsye tjetër e mosinteresimit të punëkërkuesve për të punuar në sektorin privat janë kushtet e punës dhepagat që nuk janë si ato të cilat ka sektori publik.

Interesim i madh i të rinjve për punësim

Arsim Gashi, punëkërkues, thotë se kërkon punë vetëm në sektorin publikdhe jo atë privat, pasi që, siç thotë ai, kushtet e punës janë më të mira.

“Po në sektorin privat punon me orar të gjatë dhe me pagë më të ulët, po ashtu nuk ke kurrfarë sigurie, ata mund të të largojnë kur të duan nga puna. Në sektorin publik kjo nuk ndodh, aty respektohen të drejtat e punëtorëve”, thotë ai.

Brahim Selimaj pronar i kompanisë ndërtimore “Elsa”, e cila veprimtarinë e saj e zhvillon në Prishtinë dhe në Pejë, tregon se ka probleme të mëdha për gjetjen e punëtorëve. Sipas tij, kjo mungesë e punëtorëve do të bëhet edhe më e theksuar në të ardhmen.

“Për punëtorët që janë të kualifikuar në ndërtim të lartë, do të ketë mungesë edhe më të madhe në prag të liberalizmit të vizave pasi që shtetet, si Gjermania, kanë hapur mundësitë që punëtorëve të kualifikuar në ndërtimtari, t’iu ofrojë punë, Gjermania ka nevojë për punëtorë që kanë kualifikime të larta dhe të mesme, në veçanti ndërtimi i vrazhdë dhe në të gjitha segmentet që janë të ndërlidhura me ndërtimtari”, thotë ai.

Ndërkohë, sipas përfaqësuesve të Sindikatës së pavarur të sektorit privat, mungesa e punëtorëve ka ardhur si pasojë e kushteve jo të mirë të punës në sektorin privat.

Jusuf Azemi, kryetar i kësaj Sindikate thotë për Radion Evropa e Lirë se orari i stërzgjatur i punës, puna pa kontratë, niveli i ulët i sigurisë në punë dhe pagat e ulëta janë arsyet kryesore që kanë bërë që punëkërkuesit të mos e shohin sektorin privat si mundësi punësimi.

“Punëkërkues ka pasur dhe ka mjaftueshëm, por ata hezitojnë të punojnë në sektorin privat për shkak të shkeljeve të drejtave të punëtorëve që janë bërë në vazhdimësi Ne me kohë kemi tërhequr vërejtjen se sektori privat nuk është duke i trajtuar si duhet punëtorët. Është e vërtet se po ndihet mungesa në profile të caktuar, por po ndihet edhe mungesa në punëtorëve të pakualifikuar”.

“Pronarët e kompanive nuk kanë dashur të respektojnë Ligjin e punës. Nëse ata do të vazhdojnë shkeljen e drejtave të punëtorëve dhe të vazhdojnë t’i paguajnë punëtorët me paga të ulëta jam shumë i bindur që përveç që nuk do të kenë punëtorë do të detyrohen edhe të mbyllen”, thotë ai.

I gjithë ky mos interesim i punëkërkuesve për të punuar në sektorin privat, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka shtyrë bizneset që të bëjnë strategji për të ardhmen, në mënyrë që mungesa e punëtorëve të mos ndikojë në veprimtarinë e tyre.

“Ne jemi në diskutime me bizneset. Ka orientime që sektori prodhues të bëjë automatizmin e vendeve të punës nëse ka mungesë të stafit. Ka biznese që kanë filluar me mendojnë edhe strategjinë e tyre duke krijuar kushte më të mira të punës”, bën të ditur Rukiqi.

Sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa në vitin 2016 ishte 525 euro, duke u rritur për 118. Derisa, sektori privat, në vitin 2012 kishte një pagë bruto mesatare prej 367 eurosh, kurse në vitin 2016 kishte 371 euro, që u rrit me vetëm 4 euro.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending