Ndërtim
Kompania ‘Ocean Sun’ do ndërtojë 4 panele diellore lundruese në Shqipëri, investim 2.3 milionë eurosh

‘Ocean Sun’ është punësuar nga gjiganti i shërbimeve ‘Statkraft’ për të ndërtuar një panelin lundrues diellor ‘2MW’ në rezervuarin e Banjës, ku marrëveshja e nënshkruar në mes dy kompanive norvegjeze do të ndërtojë katër njësi me fuqi 0.5MW (millivolt), të cilat do përfundohen gjatë 2 viteve të ardhshme, me kosto të përgjithshme prej 2.3 milion euro.
‘Ocean Sun’ është punësuar nga gjiganti i shërbimeve ‘Statkraft’ për të ndërtuar një panelin lundrues diellor ‘2MW’ në rezervuarin e Banjës, në Shqipërinë qendrore.
Në pritje të miratimit përfundimtar, marrëveshja e nënshkruar në mes dy kompanive norvegjeze do të ndërtojë katër njësi me fuqi 0.5MW (millivolt), të cilat do përfundohen gjatë 2 viteve të ardhshme, me kosto të përgjithshme prej 2.3 milion euro.
Firma beson se dizenjimi i zgjedhur prej saj, që është një membranë e hollë polimeri e ankoruar në det, mund të tërhiqet përreth me barka për t’u përshtatur me mjedisin e ujit.
Ky dezajn do veprojnë si një parandalues kundër erërave të forta dhe burimeve të tjera të stresit mekanik. Kontakti me ujë ndihmon në ftohjen e qelizave diellore dhe në rritjen e performancës në krahasim me njësitë e montuara në tokë, sipas Ocean Sun.
Parku diellor lundues do të jetë në të njejtin rezervuar që Statkraft ka instaluar hidrocentralin e me fuqi 73MW që prej vitit 2016.
Sipas CEO të Statkraft, Christian Rynning-Tønnesen, teknologjia lundruese PV, mund të vendoset dhe në vende të tjera, nëse provohet si një investim i suksesshëm./dosja.al
