Featured
Kompania kosovare e ndërtimit mbush 45 vjet nga themelimi
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/23659155_1176054255872724_6744752823392015610_n.jpg)
Pesë dekada pa pesë vjet edhe sikur t’i numërosh si numra nuk janë pak. Mirëpo, kur mendohet se për 45 vjet një kompani ka punuar pa u ndalur, atëherë kjo konsiderohet vlerë.
Uran Haxha
Kjo s’kishte se si të festohej përpos se me valle nga zhurjanët që ia dijnë rendin vallës popullore.
Gjithçka kishte filluar vitet e ’70-ta, siç tregon drejtori ekzekutiv Sefer Susuri.
“Në retrospektivë ky veprim i prindërve tanë për rrethanat e sotme nuk paraqet ndonjë zhvillim teknologjik, por për kohën kur është vendosur në proces teknologjik të asaj kohe, ka pasur një zhvillim shumë serioz dhe vërtetë teknologjik”, tha drejtori Susuri.
Ai për Ndërtimi.info ka treguar sfidat e që e kanë përcjellë kompaninë “Vëllezërit e Bashkuar”.
“Sfidat më të mëdha kanë qenë të punojmë në kushtet dhe rrethanat e regjimit të atëhershëm të Serbisë”, shtoi Susuri.
Shumë breza kanë kaluar dhe vazhdojnë të kalojnë nëpër kompani. Por, të ardhmen Sefer Susuri e sheh kështu.
“Kompania ‘Vëllezërit e Bashkuar’ do të jetë në po këta hapa shumë të sigurt, të shëndosh dhe gjithnjë unë kam rekomanduar stafit tim që ne të jemi ndoshta ndonjëherë para ligjit, ne aplikojmë standarde të vërteta të ndërtimit dhe zbatojmë standarde evropiane”, përfundoi ai.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)