Connect with us

Aktuale

Kompania “Iron Ox” ndërton fermën e parë robotike

Published

on

Kompania Iron Ox ka hapur fermën e parë robotike për kultivimin e produkteve bujqësore ku sigurisht puna bëhet nga robotë.

Roboti kryesor i kësaj ferme quhet Angus dhe peshon rreth 1.000 paund. Ky robot arrin të ngrejë 800 kile me perime të bëra dhe mund t’i lëvizë ato nga një vend në tjetrin. Angusi dhe robotët e tjerë janë çelësi për një valë të re të bujqësisë lokale që synon të kultivojë sallatë, borzilok dhe prodhime të tjera në zonat metropolitane duke kursyer ujin dhe duke anashkaluar kostot e larta të punës njerëzore.

Është një sfidë e madhe, dhe disa përpjekje më herët kanë dështuar. Pas një investimi prej 6 milionë dollarëve dhe punës prej dy vitesh për krijimin dhe zhvillimin e robotëve autonomë, firma Iron Ox thotë se është gati të fillojë shpërndarjen e të mbjellave të perimeve të tyre në mënyrë robotike në restorante dhe supermarkete për tu konsumuar nga konsumatorët.”Dhe këto do të jenë sallatat më të mira që keni shijuar ndonjëherë”, thotë krijuesi i kësaj ferme robotike. Iron Ox ka hapur fermën e parë robotike në një depo prej 8,000 katrorësh në San Carlos, Kaliforni, një periferi që ndodhet 25 milje në jug të San Franciskos. Puna kryesore e robotit Angus është të transportojë perimet e pjekura tek një robot tjetër që ende nuk është emëruar, i cili transferon bimët nga podet më të vogla në rritje deri tek ato më të mëdha, duke përdorur një krah mekanik, nyjet e të cilit janë lubrifikuar me një material që nuk është i dëmshëm për ushqimet.

Është një proces i lodhshëm marrja e secilës prej 250 bimëve në secilën paletë dhe t’i bartim ato në podet e tyre të mëdha, por për robotët është diçka e lehtë. Iron Ox vazhdon të mbështetet tek punonjësit njerëz për mbledhjen e perimeve në kohën e tyre të pjekjes, por Aleksandri thotë se po punon në një robot tjetër që përfundimisht do ta eleminojë domosdoshmërinë e një njeriu, duke u bërë mjaft mirë prej tij një proçes pune i tillë. Megjithëse nuk ka pasur marrëveshje ende, Alexander thotë se Iron Ox ka folur me restorantet e zonës në San Francisko të interesuara për të blerë perimet e saj dhe pret të fillojë shitjen në supermarkete vitin e ardhshëm.

Magazina e San Carlos është vetëm një terren prove për qëllimet afatgjata të Iron Ox. Ajo ka në plan të krijojë ferma robotike në serra që do të mbështeten më së shumti në rrezet e diellit natyrore në vend të ndriçimit të brendshëm të lartë, që thith energji elektrike të shtrenjtë. Fillimisht, megjithatë, kompania do të shesë prodhimet e saj në çmime të ulta me qëllim që të mbetet konkurrues. Gjatë viteve të ardhshme, Iron Ox dëshiron të hapë ferma robotike pranë zonave metropolitane në të gjithë SHBA për të shërbyer prodhime më të freskëta në restorante dhe supermarkete. Shumica e perimeve dhe frutave të konsumuar në SHBA janë rritur në Kaliforni, Arizona, Meksikë dhe vende të tjera.

Kjo do të thotë që shumë njerëz në qytetet amerikane po hanin sallatë të mbledhur gati një javë para dorëzimit. Popullata e botës pritet të rritet deri në 10 miliardë deri në vitin 2050 nga rreth 7.5 miliardë tani, duke e bërë të rëndësishme gjetjen e mënyrave për të ushqyer më shumë njerëz pa ndikim të mëtejshëm mjedisor, sipas një raporti nga Instituti i Burimeve Botërore.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending