Aktuale
“Kompani që mori tendera mbi 7 milionë, e pagoi kontribute për vetëm 3 punëtorë”
Të drejtat e punëtoreve në sektorin privat çdo ditë e më shumë po shkelën, sidomos në atë të ndërtimtarisë të cilët mbetën në mëshirën e pronarëve të kompanive, shkruan Ndërtimi.info
Kohë më parë patëm raportuar edhe për mos krijimin e një ligji i cili do i mbronte punëtoret që të mos punonin në temperatura tejet të nxehta, gjë që në Kosovë nuk merret parasysh.
Por, megjithatë kjo është vetëm njëra nga shkeljet që po iu bëhet punëtoreve të ndërtimtarisë. Edhe më keq ata nuk mund të kërkojnë që të gëzojnë të drejtën e tyre.
E 60 deri në 70 për qind e punëtoreve të ndërtimtarisë në Kosovë po punojnë pa kontrata.
Në mjerim mbetën vetëm punëtorë, nënshkruajnë kontrata me mbi 7 milionë euro, e që kontributet i paguajnë vetëm për tre punëtorë.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, në një intervistë për Ndërtimi.info. ka thënë se ka raste kur nëj kompani ndërtimi brenda 5 viteve ka marr tenderë mbi 7 milionë euro punë që ka kryer.
“Nëse marrim një përgjegjësi shifra e punëtorëve pa kontrata kalon mbi 50p për qind, por në sektorin e ndërtimtarisë jam i sigurt që e kalon shifrën 60 apo edhe 70 për qind. Ne kemi raste kru një kompani ndërtimi brenda 5 vitesh ka pas marrje tenderësh mbi 7 milionë euro punë që ka kryer dhe brenda asaj vetëm tre punëtorë i ka pas që i ka kryer kontributet dhe obligimet tjera dhe tash kur e bënë një krahasim me tre punëtorë një kompanie që kryen punë mbi 7 milionë brenda periudhës tre-katërvjeçar atëherë po bënë me dije se cili është regjistri i punëtoreve i siguruar në këtë rrjedhë”, tha Azemi.