Aktuale
Komisioni vendos për Pallatin e Rinisë

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka vendosur që Kuvendit t’ia procedojë për vendim kërkesën e Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë që Pallati i Rinisë të kthehet nën ndërmarrje publike komunale.
Për këtë deputeti Dardan Molliqaj, i cili është anëtar i këtij komisionin ka bërë thirrje Kryesisë së Kuvendit që të mblidhet sa më shpejtë dhe ta fusë në rend të ditës për seancë plenare kërkesën për “Boro e Ramizin”, në mënyrë që deputetët të kenë mundësi që këtë ndërmarrje t’ia kthejnë qytetarëve të Komunës së Prishtinës.
Statusi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, vendosi që Kuvendit t’ia procedojë për vendim propozimin e përbashkët të Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, që Ndërrmarrja ”Qendra shoqërore, sportive, kulturore dhe ekonomike Pallati i Rinisë” në Prishtinë, të kthehet në ndërrmarrje publike komunale.
I bëj thirrje Kryesisë së Kuvendit që sa më shpejtë të mbajë mbledhje, ta fusë në rend të ditës për seancë plenare dhe pastaj deputetët të kenë mundësi që këtë ndërrmarrje t’ia kthejnë nën menaxhim qytetarëve të Komunës së Prishtinës.
Komuna e Prishtinës e ka për detyrë të menaxhoj këtë ndërrmarrje dhe t’i nisë investimet e duhura për ta bërë atë një qendër sic i ka hije Kryeqytetit.
Urime Kryetar z. Ahmeti!
Urime të gjithë qytetarëve të Prishtinës!
