Arkitekturë
Kolltukë lëkure apo të veshur me copë, ja përparsitë dhe mangësitë që duhet të dini

Erdhi momenti i ndërrimit të divanit ? Edhe nëse ke ndonjë ide së çfarë forme apo ngjyrë do të ketë, në të vërtetë kur jemi para zgjidhjes mund të kemi shumë dyshime rreth copës dhe mirëmbajtjes së saj.
Sot Living ka vendosur të bëjë një listë pëlhurash dhe përparësitë dhe mangësitë që ato kanë, në vlerë monetare, jetëzgjatje dhe prakticitet.
Divan në pambuk
Pro: fibra natyrale, gjithmonë e dashur sepse të rikujton pastërtinë dhe freskinë. Pambuku është perfekt dhe për ambientet e jashtme dhe ne verë. Lejon qarkullimin e ajrit dhe mund të lahet dhe thahet shumë shpejt.
Kundra: fëmijë të vegjël apo kafshët nuk janë shumë ndihmë në mirëmbajtjen e divanit; në këto raste fokusohu në ngjyra neutrale dhe të lehta për t’u pastruar në krahasim me ato plot ngjyra dhe fantazi, në mënyrë që të evitoni njolla të rëndësishme.
Divan Lino-je
Pro: klasi i linit të bardhë, pa dekor dhe pa qëndisje është i siguruar. A nuk thuhet gjithmonë që gjërat e thjeshta janë më të bukura ? Linoja është elegancë edhe se nuk shkëlqen. Natyral, i çmuar dhe rezistent, linoja ka një stil të pastër dhe esencial. Një divan linoje të përçon idenë e shtëpisë së kuruar dhe jetuar në të njëjtën kohë.
Kundër : nuk i këshillohet atyre që nuk durojnë dot karakteristikat e tij “imperfekte”: efekti zhubra. Mbi lino nuk këshillohet hekuri për të evituar çnatyrimin e fibrës dhe bukurisë.
Divan me pëlhurë sintetike
Pro: Stabil dhe me pak problematika në krahasim me fibrat natyrale sepse materialet sintetike nënshtrohen një trajtimi të veçantë që i lejon të kenë më shumë kohëzgjatje. Pëlhurat natyrale të përziera me ato sintetike janë zgjidhja më praktike sepse kërkojnë pak mirëmbajtje. Më i dashuri i fibrave sintetike është padyshim mikrofibra sepse është e butë në prekje dhe e rehatshme.
Kundra: shumë pëlhura sintetike marrin flakë, por sot ekzistojnë trajtime që evitojnë këto probleme. Ndërkohë thithin pak lëgashti duke e bërë kështu më të vështirë kalimin e ajrit.
Divan kadife
Pro: Një divan prej kadifeje nuk ka moshë dhe është shumë i rafinuar: i jep një shkëlqim të menjëhershmë çdo dhome apo ambienti.
Kundra: kujdesi i nevojshmë nuk e bën të përshtatshëm për të gjitha situatat. Kadifja pastaj është një pëlhurë e kushtueshme dhe nuk ka jetëgjatësi, sidomos nëse divani përdoret shumë. Për disa të tjerë ndonëse shumë i këndshmë në prekje nuk është i përshtatshmë për stinën e verës, por mund të lehtësojmë divanin duke shtuar disa jastëkë me materiale të tjera.
Divan mëndafshi
Pro: dhuron ndriçim të menjëhershëm. Divani prej mëndafshi prej damasku apo mëndafshi kinez me karakteristika dhe dizenjo që paraqesin orientin apo stile që mund t’i përshtaten ambientit tonë. I kombinuar me mobilje moderne do e bëjë zonën living të pakrahasueshme.
Kundra: e çmuar por dhe delikate, e përshtatshme për akomodime me përmasa të vogla që përdoren rrallë ose për ambiente të cilat kanë më shumë një funksione estetik se sa praktik apo utilitar.
