Aktuale
Koleksioni i Arkitekturës Radikale të viteve ’60 dhe ’70
Udhëtimi i parë në hënë, protestat e shumta kundër luftrave, zonat rurale dhe ambientalizmi, Muri i Berlinit, liria e grave e shumë tema tjera delikate paraqesin dekadat e trazuara të viteve të gjashtëdhjeta dhe shtatëshjeta si dhe zënë një vend të paharrueshëm në histori. Më ndryshe nuk kishte si të ishte as në fushën e arkitekturës.
Vizionet e mëdha të ëndërruara nga modernistët u sfiduan shpejt nga eksperimentet utopike nga grupet “anti-arkitekturore” ose “dizajnet radikale” të viteve 1960-70. Duke rivendosur arkitekturën si një instrument të kritikës politike, sociale dhe kulturore, ata hartuan dizajne të guximshme dhe eksperimentuan me kolazh, muzikë, performanca arti, mobilje, dizajn grafik, instalime, ngjarje dhe ekspozita, shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.
Derisa individë të caktuar nga kjo epokë si Cedric Price, Hans Hollein dhe Yona Friedman mbeten tejet të rëndësishëm për sferën e radikalizmit, edhe fryma revolucionare e këtyre dekadave pau gjithashtu lindjen e disa kolektivave të reja.
Në vitet e 60-ta dhe 70-ta ishte një grup individësh guximtarë që arritën të rebelohen dhe të ridefinojnë arkitekturën e kësaj periudhe, të cilët mund t’i shihni më poshtë.

Ant Farm (San Francisko, SHBA)


Archigram (Britani e Madhe)

Archizoom Associati (Italy)

Superstudio (Florence)

Gruppo 9999


Haus-Rucker-Co (Vjenë)




