Aktuale
Kolapsi i digës në Brazil: 10 persona të vdekur dhe mbi 400 të zhdukur [video]

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 400 të tjerë janë të zhdukur pas shpërthimit të digës në një minierë braziliane të hekurit, duke shkaktuar përmbytje të rënda në qytetin Brumadinho të Minas Gerais.
Diga operohej nga firma minerare “Vale”. Firma publikoi një listë të rreth 412 punonjësve dhe kontraktuesve të cilët konsiderohen të pagjetur.
Shefi i zjarrëfikësave Col Edgar Estevao raportoi se 100 persona janë shpërtuar nga balta e krijuar rreth digës, shkruan “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.
Sipas zjarrëfikësve rreth 350 persona konsiderohen akoma të zhdukur.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vizitoi Minas Gerais për të parë për së afërmi gjendjen.

Mbetjet e një makine dhe një shtëpie; një ditë pas rënies së digës në një minierë që i përket kompanisë braziliane të minierave , “Vale”.
Guvernatori i shtetit, Romeu Zema, u shpreh se nuk priste shumë persona të mbijetur.
“Ne e dimë tani se shanset për të pasur të mbijetuarit janë minimale dhe se ne ndoshta duhet të bëjmë vetëm shpëtimin e trupave”, deklaroi Zema.
Televizioni brazilian paraqiti imazhet e të mbijetuarve të cilët tërhiqeshin nga një helikopter.
Derisa videot dhe fotografitë e shkatërrimit të shkaktuar nga rryma e baltës shfaqeshin në mediet sociale, brazilianët e acaruar kërkuan dënimin e kujtdo që ishte përgjegjës për këtë tragjedi.

Pasojat e shkatërrimit të digës
Incidenti vjen vetëm pas katër vitesh që kur një digë tjetër ishte shembur po në Minas Gerias, e që kishte lënë të vdekur 19 persona, duke u konsideruar si fatkeqësia më e madhe mjedisore e Brazilit. Edhe kjo digë operohej nga Vale, në bashkëpunim me firmën Samarki dhe firmën anglo-australiane “BHB Billiton”.
Një ekip që e kishte kontrolluar digën më 10 janar kishte konstatuar se ajo ishte e qëndrueshme por arsyeja se pse u shemb akoma nuk po dihet./Ndërtimi.info/
