Aktuale
Kodi i ri Penal po parasheh për Ndërtuesit pa Leje nga 3 muaj deri 8 vjet burg
Ata që kanë ndarë mendjen që të ndërtojnë pa leje, apo të vazhdojnë ndërtimin pa leje edhe pse iu është tërhequr vërejtja, nuk do të kalojnë mirë. Dënimet për ta do të jenë nga 3 muaj deri 8 vjet.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se janë në fazën finale të hartimit të ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
“Fjala është nëse ndërtimet pa leje duhet t’i kodifikojmë si vepër penale. Jam shumë i interesuar të kuptoj se çfarë pozicioni mbajnë qytetarët ndaj kësaj dukurie jo aq të rrallë, dhe komenteve tuaja do t’iu kushtoj një vëmendje të veçantë. Pra, a duhet ta sanksionojmë ndërtimin pa leje si vepër penale të paraparë me Kodin Penal?”, ka shkruar Tahiri, duke shtruar në lloj pyetje për ndjekësit e tij.
Në Nenin 366 – Ndërtimi pa Leje, parasheh që ata që kryejnë punë pa leje të ndërtimit, kur me ligj kërkohet një e tillë do të dënohen me gjobë dhe burgim prej 3 muaj deri 3 vjet. Më tej ka dënim nga 6 muaj deri 5 vjet. Ndërsa ata që vazhdojnë ndërtimin edhe pse i është lëshuar vendimi për ndërprerje dënohen nga 1 deri 8 vjet burg. Dënim I njëjtë është edhe kur kryhet ndërtimi pa leje në pronë publike apo shoqërore, në pronën e tjetrit apo zonë të mbrojtur.
Ndërsa si përfundim ndërtimi do të rrënohet dhe shpenzimet do të bartë kryesi.



