Connect with us

Aktuale

KMDLNj kërkon të hetohet “Becthel Enka” për vdekjen e policëve

Published

on

Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një reagimi ka kërkuar hetim për kompaninë e ndërtimit Bechtel-Enka, për rastin e humbjes së jetës së dy policëve të rënë në lumin Lepenc.

“Pas raporteve të obdukcionit dhe pas hetimit të Prokurorisë për vdekjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc, KMDLNj kërkon të intensifikohen hetimet kundër Bechtel – Enka për përgjegjësi eventuale aq më parë që ditë më parë është përsëritur aksidenti në të njëjtin vend, fatmirësisht , pa viktima në njerëz. Sipas raportit të Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit, automjeti i policëve të aksidentuar teknikisht ka qenë në rregull kurse shpejtësia ka qenë 30 – 35 km/h. Realisht , në një terren ku nuk ka akull apo që është i rrëshqitshëm për shkaqe tjera me një automjet teknikisht në rregull, frenimi nuk paraqet problem”, thuhet ne reagim.

KMDLNj konsideron se Bechtel – Enka ka bërë masakër mjedisore gjatë punimeve për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Reagimi i plotë i KMDLNj-së:

Të hetohet Aeroporti i Prishtinës për rastin e “6 gtylenistëve” edhe Bechtel Enka për policët e aksidentuar

Kosova, kohëve të fundit është përfshirë në një veprim thuaja ilegal me ç’rast , me kërkesë të një regjimi represiv u bë protagonist i një shkeljeje të rëndë të të drejtave të njeriut duke i grabitur në rrugë, në shtëpi apo vende të punës 6 shtetas turq, me lejeqëndrim të rregullt sikur edhe me leje pune në Kosovë për një kohë të gjatë.

Këta shtetas turq thjesht u kidnapuan dhe , duke i shkelur të gjitha ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare që e rregullojnë strehimin – lejeqëndrimin e përkohshëm, duke ua mohuar çdo të drejtë kundërshtimi ligjor, duke mos iu lejuar takim me avokatët e as me organizatat për të drejtat e njeriut në mënyrë flagrante ua shkelën të drejtat e njeriut duke i dorëzuar te autoritetet turke dhe në këtë mënyrë u rreshtuan në anën e një regjimi represiv që nuk i respekton as minimalisht kushtet për një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm.

Me këtë veprim Kosova u bë aleate e një krahu që po e luftojnë njeri – tjetrin ( krahut të Erdoganit) e që nuk i ka takuar shkaku se është dashur ta ruaj neutralitetin. Tash, edhe zyrtarisht po del se një aviokompani turke , duke falsifikuar dokumentet ka siguruar një leje nga autoritetet kosovare , kinse për një fluturimin komercial duke u bërë kështu një hallkë e një zinxhiri kriminal që ka filluar në Turqi dhe e ka shfrytëzuar aeroportin e Prishtinës për një veprim kriminal, transportimin e 6 qytetarëve turq të kidnapuar nga autoritetet kosovare, të cilat, me këtë veprim shkelen në mënyrë brutale të drejtat e njeriut sikur që i lejuan një shteti tjetër të shkelë në mënyrë flagrante sovranitetin e Kosovës, dhe integritetin territorial të saj.

Meqë bëhet fjalë për 6 shtetas turq, për shtetin turk, për aviokompaninë kriminale turke, për aeroportin e Prishtinës që i është dhënë në koncesion komapanisë Limak – Calik ( nga Turqia) dhe e afërt në mos edhe pronare e udhëheqësve të lartë të shtetit turk, atëherë nuk mjafton shqiptimi i dënimit qoftë edhe prej 1 milion eurosh për aviokompaninë kriminale turke, dënimin eventual të cilën e paguan vet shteti turk dhe për këtë bashkëpjesëmarrje në këtë krim kundër lirisë dhe të drejtave të njeriut do të shpërblehet shumë nga Turqia, por duhet të zhvillohen hetimet ndaj drejtueseve ( turq ) të aeroportit të Prishtinës dhe në rast se sigurohen prova për përfshirjen e tyre në këtë krim dhe shkelje të rëndë të drejtave të njeriut, koncensionarit të aeroportit Limak – Celik duhet t’i merret leja e punës shkaku se , nëse sigurohen faktet, është përfshirë në aktivitet kriminal.

Kosova për këtë bashkëpunim në aktivitet kriminal kundër të drejtave të njeriut do ta paguajë faturën e përgjegjësisë në të ardhmen ndonëse ka përpjekje nga disa segmente të shtetit që kanë përgjegjësi konkrete ta minimizojnë këtë çështje. Detyrimi për dorëheqje i Flamur Sefaj, ish- ministër për Punë të Brendshme dhe Driton Gashi, ish shef i AKI – së, që janë përdorur si “ kokë turku” është i pamjaftueshëm dhe përpjekje për të shpëtuar “kokat e mëdha”.

Pas raporteve të obdukcionit dhe pas hetimit të Prokurorisë për vdekjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc, KMDLNj kërkon të intensifikohen hetimet kundër Bechtel – Enka për përgjegjësi eventuale aq më parë që ditë më parë është përsëritur aksidenti në të njëjtin vend, fatmirësisht , pa viktima në njerëz. Sipas raportit të Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit, automjeti i policëve të aksidentuar teknikisht ka qenë në rregull kurse shpejtësia ka qenë 30 – 35 km/h. Realisht , në një terren ku nuk ka akull apo që është i rrëshqitshëm për shkaqe tjera me një automjet teknikisht në rregull, frenimi nuk paraqet problem.

Mospasja e sinjaleve dhe ndriçimit në rrugë ku bëhen punët dhe e cila ngushtohet e që është përgjegjësi e kompanisë që i ka kryer punët mund të jetë shkaktar për humbje të jetës së dy policëve dhe këto, pas një hetimi duhet të kërkohet përgjegjësia eventuale e Bechtel – Enka e cila, me pëlqimin e politikanëve të korruptuar kosovarë ka bërë krim të pashembullt ndaj mjedisit në Luginën e lumit Lepenc duke e degraduar dhe shkatërruar pakthyeshëm sistemin ekologjik të kësaj pjese të Kosovës.

Për KMDLNj – në është shqetësues fakti se nuk ka pas reagim të fuqishëm qytetar kundër kësaj masakre mjedisore që e ka bërë Bechtel – Enka sikur që edhe rasti i 6 gylenistëve të kidnapuar dhe të dorëzuar kundërligjshëm në duar të Erdoganit disi po harrohet e sidomos humbja e jetëve të policëve të Kosovës në një rrugë të shkatërruar, të pandriçuar dhe pa mjete mbrojtëse anësore.

Këto dy raste, nga aspekti i të drejtave të njeriut për KMDLNj – në mbesin të hapura shkaku se nuk ka përgjegjësi në përputhje me dëmet që janë bërë dhe se ka munguar dhe mungon vullneti t’i shkohet deri në fund hetimeve pas së cilave do të kishim një të vërtetë, në përputhje me faktet dhe provat e siguruara.

 

 

 

 

 

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending