Connect with us

Aktuale

KMDLNJ e shqetësuar me vdekjet e punëtorëve në vendet e punës

Published

on

Përfaqësues të KMDLNJ–së u takuan me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi për të diskutuar për shkeljet e të drejtave të punëtorëve sikur edhe për të kërkuar përgjegjësi për këto shkelje.

Shqetësimet më të mëdha të KMDLNJ–së janë vdekjet në vendin e punës, mungesa e sigurimit shëndetësor, sigurime sociale, mungesa e kontratave të punës, pagesat jodinjitoze, mosrespektim i Ligjit të Punës, ditëve të pushimit, etj.

“Shqetësimi më i madh i KMDLNJ–së aktualisht janë vdekjet e mëdha në vendet e punës, e që për këtë vit, deri më tani janë 6 raste. KMDLNJ, edhe më parë ka reaguar për këtë fenomen dhe numri i vdekjeve të këtij viti është mjaft shqetësues dhe në shifër i lartë. Edhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Basri Ibrahimi u pajtua që ky numër dhe fenomen është shqetësues dhe që duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje institucionale dhe të të gjithë akterëve tjerë që mund të ndihmojnë për këtë çështje. Gjithashtu, mjaft i lartë është numri i lëndimeve në punë. Në vitin 2018 kanë ndodhur 33 raste të lëndimeve në punë”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

Në takim u diskutua edhe për punëtorët dhe kushtet e punës tek kompanitë e sigurimit fizik të cilët nuk marrin pagë të dinjitetshme dhe u mungojnë kushtet e punës. Edhe numri i konsiderueshëm i punëtorëve të angazhuar të cilët nuk kanë kontrata pune, sidomos në sektorin e ndërtimeve, të hotelerisë dhe autolarjet.

“Inspektorati i Punës ka numër të vogël të inspektorëve të cilët angazhohen në terren. Në përgjithësi, gjatë vitit realizohen numër i konsiderueshëm i inspektimeve mirëpo, për shkak të mungesës së inspektorëve, kushteve të punës për ta, mungesë e automjeteve dhe kushteve të punës në zyrë, është e pamundur të mbulohen të gjitha rastet. KMDLNJ kërkon nga Qeveria e Kosovës që të shtojë buxhetin për Inspektoratin e Punës për angazhim të një numri më të madh të inspektorëve, blerje të një numri të veturave apo edhe skuterëve që do të lehtësonte efikasitetin e inspektimeve në terren”, thotë më tej KMDLNJ.

BSPK, sipas Këshillit, duhet të jetë mekanizmi më efikas për mbrojtje të të drejtave të punëtorëve e që deri tani, për shkaqe objektive dhe subjektive nuk e ka treguar efikasitetin e duhur.

“Një rol të veçantë në këtë fushë kanë Oda Ekonomike dhe Shoqatat e Ndërtimtarëve të cilët janë faktorë që mund të ndikojnë tek bizneset dhe anëtarët e tyre që të parandalohen rastet e lëndimeve në punë dhe për punëtorët të veprohet sipas ligjeve konkrete. KMDLNJ vlerëson se mungon edukimi i përgjithshëm sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë. Prandaj, rekomandojmë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të fusë në kurrikulë shkollore lëndën e sigurisë dhe shëndetit në punë që ishte edhe propozim i Inspektoratit të Punës. KMDLNJ bënë apel tek Gjykatat që rastet e vdekjeve apo të lëndimeve në vend të punës t’i trajtojë me prioritet”, thekson Këshilli.

KMDLNJ thotë se ka bashkëpunim të mirë me Inspektoratin e Punës ku i adreson ankesat e të punësuarve që u shkelen të drejtat e njeriut, si adresa më kompetente për këtë çështje.

KMDLNJ, gjatë këtij takimi doli edhe me disa propozime konkrete që do të kontribuonin në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve sikur edhe për forcimin e mekanizmave të monitorimit dhe sanksionimin e punëdhënësve të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm të cilët, deri me tani nuk janë sanksionuar në përputhje me pasojat që kanë shkaktuar duke i shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e punëtorëve.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending