Aktuale
Kjo është vlera e banesave dhe shtëpisë së kryetarit të Kuvendit
“Shtëpi të mira e të mëdha si të politikanëve”, kjo dëgjohet nga shumë biseda mes shoqërisë tonë. Diskutimi më i madh vjen edhe atëherë kur Agjencia e Korrupsionit të Kosovës (AKK) bënë edhe publikimin e deklarimeve të pasurisë së krerëve të shtetit dhe zyrtarëve të tjerë të institucioneve shtetërore.
“Agjencia Kundër Korrupsionit kishte publikuar pasurinë e zyrtarëve, a e pa sa po kushton një banesë edhe një shtëpi e presidentit. Po ti a e pa një të kryeministrit”, duke vijuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, edhe kjo është njëri prej diskutimeve.
Kadri Veseli, i cili dje u zgjedh kryetar i Kuvendit të Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme, zotëron dy banesa, dhe një shtëpi të trashëguar që nga viti 1967.
Sipas deklarimit që kishte bërë në AKK në vitin 2017, në total pasuria e paluajtshme e Veseli për dy banesa të përbashkëta me bashkëshorten është 222 mijë euro.
Në AKK Veseli kishte deklaruar një banesë 114 metra katorë, që është në pronësi të bashkëshortes së tij, e që kap shumë 97 mijë euro.
Ndërsa, banesa e vetë kryetarit të Veselit me sipërfaqe 207 metra katror e blerë 8 vite më parë, kushton 125 mijë euro.
Gjithashtu Veseli pati deklaruar edhe shtëpinë e trashëguar me sipërfaqe 350 metra katrorë, si dhe tokë mali 10 hektar, poashtu të trashëguar.
Ndërtimi.info do të raportojë edhe për zyrtarët tjerë që do të zgjidhen në poste udhëheqëse se çfarë shtëpi dhe banesa kanë, duke përfshirë edhe vlerën e tyre.