Featured
Kjo është puna e Ministrisë së Infrastrukturës për 100 ditë [raport]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/09/26_09_2017_8569528_autostrade_e_kosoves_edit_f1_24rruget_jpg1330081207.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ua ka dorëzuar raportin 100 ditor të punës së Qeverisë, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ky raport përfshinë arritjet e të gjitha ministrive gjatë kësaj periudhe 3 mujore që nga krijimi i Qeverisë së re, shkruan Ndërtimi.info.
Kapitulli i raportit për punën e Ministrisë së Infrastrukturës përfshinë gjithsej 6 pika, ku theksohet puna e bërë në projekte rrugësh.
Pika kryesor është konsideruar autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, në të cilën deri tani janë përfunduar 75 për qind të punëve. Krahas kësaj autostrade, në këtë raport përmendet edhe puna e bërë në lidhje me segmentin rrugor Kijevë – Zahaq si dhe huaja 71 milionë euro që do të merret nga BERZHI.
Gjatë këtyre 100 ditëve, Ministria e Infrastrukturës është duke vazhduar zgjerimin e rrugës nacionale M2 Milloshevë – Mitrovicë, e financuar nga kredia me Bankën Islamike për Zhvillim (IDB-së), Fondi Saudit për Zhvillim (SFD-së) dhe Fondi i Opekut për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID).
Përveç këtyre projekteve, sipas këtij raporti janë duke vazhduar punime në mbi 96 projekte kapitale në rrugë nacionale dhe rajonale dhe rrugë lokale me bashkëfinancim me komuna si dhe janë mirëmbajtur mbi 2000 km autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)