Aktuale
Kino “Lumbardhi” dhe (pa)mundёsia pёr njё kinema dinjitoze nё Prizren

Mbi 10.000 shikues shёnoi monitori tek pika e shitjes sё biletave nё sheshin “Shadёrvan” tё Prizrenit nё edicionin e sivjetmë tё “DokuFestit”.
Atmosfera qё krijojnё kinematё alternative, tё cilat funksionojnё vetёm gjatё festivalit ёshtё padiskutim e bukur, megjithatё, Prizreni mbetet njё vend pa kinema dinjitoze qё do tё mundë tё shfrytёzohej gjatё gjithё vitit dhe t’i plotёsojë nevojat e jetёs kulturore e artistike nё qytet. Pёr momentin njё hapёsirё e tillё, e cila do tё mundë tё ishte edhe multifunksionale, e ndёrtuar sipas standardeve dhe kritereve, mungon.
Nё vitin 2007 dhe vitin 2014 Kino “Lumbardhi” ishte arenё e betejёs midis pushtetit lokal, pёrfshirё dhe Agjencinё Kosovare tё Privatizimit (AKP) dhe shoqёrisё civile e qytetarёve. Pushtetet lokale, jo vetёm nё Prizren, nё mё tё shumtёn e rasteve nё vitet e pasluftёs janё treguar radikale dhe agresive kur ishte nё pyetje zhvillimi i hapёsirave publike e sidomos atёherë kur drejtpёrdrejt prekej kualiteti i jetёs sё qytetarёve. Planifikimi dhe zhvillimi u bёnë kryesisht sipas vullnetit dhe dёshirave tё investitorёve, me qёllim kryesor profitin.
dhe kur kinemaja filloi tё jetё subjekt debatesh pёr rrёnimin e saj nga Qeveria lokale nё vitin 2007 e pastaj pёr likuidim si pronё shoqёrore nga AKP-ja nё vitin 2014, reaksioni nga shoqёria civile e qytetarёt për ta mbrojtur atё ishte po aq i fortё. Kjo ёshtё e natyrshme. Njё forcë agresive, e cila duke e ditur nga pёrvoja, kur ia mёsyn e arrin qёllimin, pa konsideratё ndaj qytetarit mund t’i kundёrvihej vetёm me njё forcё tjetёr tё ekstremit tё kundёrt, e cila nё kёtё rast ishte qё me ҫdo kusht tё ruhej objekti.
