Aktuale
Kina krijon hënë artificiale për t’i “ndezur” mbrëmjet e qyteteve [video]

Një hënë artificiale rreth 8 herë më e ndriçueshme se origjinalja do të ngritet në qiellin e qytetit Chengdu, të Kinës. Ajo do të orbitohet në rreth 500 km largësi nga Toka, krahasuar me 380,000 km e hënës aktuale.
Orbita artificiale planifikohet të krijohet deri në vitin 2020 dhe vlerësohet se projekti mund t’i kursejë qytetit perëndimor të Kinës rreth 172 milion euro, të shpenzimeve të energjisë elektrike, gjithashtu do të mbrojë vendin nga fatkeqësitë natyrore, shkruan “Time”, transmeton Ndërimi.info.
Sipas shefit të shoqërisë së Shkencave të zonës Tian Fu, Wu Chunfeng, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, projekti do të finalizohet deri në vitin 2022.
“Ne do të kryejmë testimet tona në një shkretëtirë të pabanuar, kështu që drita nuk do të ndërhyjë në asnjë vend apo pajisje tjetër”, është shprehur Chunfeng.
Idetë për këtë projekt ambicioz nuk janë ndonjë risi. Në vitin 1990 Rusia kishte eksperimentuar me përdorimin e një pasqyre orbitale që reflektonte rrezet e diellit në disa nga qytetet veriore, por projekti ishte braktisur në vitin 1999 pasi kishte dështuar.
Tentime të ndryshme kishte pasur edhe nga shkencëtarë të tjerë por plani i shkencëtareve kinez po konsiderohet si më i realizueshmi, megjithëse sipas Wu duhet që fillimisht të kryhen një sërë testimesh në mënyrë që në praktikë, ky projekt të mos ketë ndonjë efekt të dëmshëm për mjedisin./ Ndërtimi.info/
