Aktuale
Kina fillon ndërtimin e spitalit vetëm për të prekurit nga coronavirusi
Qeveria kineze ka urdhëruar që brenda natës të grumbullohen qindra makineri të rënda dhe shumë punëtorë në periferi të Wuhanit, ku ka filluar ndërtimi i spitalit me 1,000 shtretër, që pritet të përfundojë brenda shtatë ditësh.
Ata do të punojë ditë dhe netë, në objektin që zë 2.4 hektarë, në mënyrë që ta përfundojnë sa më shpejtë dhe fillojnë të trajtohen në të, të sëmurët me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Qendra spitalore e quajtur Huoshenshan, po ndërtohet pikërisht në qytetin ku shpërtheu virusi i cili mbyti 41 njerëz, ndërsa do të shërbejë për trajtimin e të sëmurëve edhe nga zonat në afërsi.
Autoritetet i kanë kontraktuar katër kompani ndërtimi, që do të punojnë vazhdimisht edhe gjatë Vitit të Ri Kinez, në mënyrë që të përfundojnë qendrën spitalore, e cila pritet që pacientët e parë t’i pranojë më tre shkurt.
Shumë kamionë dhe ekskavatorë janë mbledhur në atë zonë, ndërsa tani kanë filluar të punojnë me aktivitete të plota.
Bazuar në pamjet e shpërndara, ekskavatorët janë duke gërmuar për të larguar dheun, ku pritet të fillojë ndërtimi, derisa kamionët po dërgojnë materialet e nevojshme ndërtimore, që të fillojë ndërtimin.
Sipas raportit, spitali do të përbëjë një numër ndërtesash të përkohshme, por zyrtarët ende nuk kanë vendosur nëse do të përdorin përbërës të parafabrikuar që t’i montojnë aty, ose të përdorin reparte të konvertuara nga kontejnerët e transportit.