Connect with us

Featured

Këto janë urat më të larta në botë

Published

on

Me kalimin e viteve inxhinieria sa vjen dhe përsoset, për të lënë hapësire dhe shkas për ndërtimin e kryeveprave botrore në inxhinierinë e urave.

Anembanë botës janë ndërtuar vepra madhore të cilat jo vetem kanë ngushtuar distancën ndërmjet zonave, por kanë bërë të mundur që shumë qyteterime të kenë mundësi lidhëse me njëra-tjetërn.Më poshtë po ju paraqesim një listë me 10 urat me te larta ne bote, mbase nuk do ta besoni, por 9 prej tyre ndodhen ne Kine!

Ura e lumit Sidu ndodhet në Kinë dhe ka një lartësi 496 m (1,627 ft). Ura është e gjatë 1.222 m (4009 ft) dhe cilësohet si një ndër më të lartat në botë që nga viti 2009. Është e vendosur në provincën Hubei dhe kalon në luginën e lumit Sidu.

10 urat me te larta ne bote04


Ura Baluarte (Baluarte Bridge) ndodhet në Meksikë dhe ka një lartësi nga toka rreth 403 m (1.322 ft). Ura është e vendosur përgjatë autostradës Durango-Mazatlan dhe ka një gjatësi totale prej 1,124 m (3,688 ft). Ura Baluarte është ura më e lartë kabllore në botë, dhe e dytë më e lartë në përgjithësi.


10 urat me te larta ne bote02


Ura e lumit Baling 
(Baling River Bridge ) ndodhet në Kinë dhe ka një lartësi prej 370 m (1,210 ft) nga toka. Ura lidh dy zona në provincën e Guizhou mbi luginën e lumit Baling dhe ka një gjatësi totale prej 2.237 m (7339 ft).


10 urat me te larta ne bote10


Ura e lumit Beipanjiang 
është ndërtuar në 2003-in, (Beipanjiang River 2003 Bridge) ka një lartësi 366 m (1,201 ft). Ndodhet në Guizhou të Kinës dhe ka një gjerësi hapësire prej 388 metra. Ndërmjet viteve 2003 dhe 2005 ishte ura më e lartë në botë.


10 urat me te larta ne bote08


Ura Aizhai
 (Aizhai Bridge) ka një lartësi 350 m (1.150 ft), dhe ndodhet në zonën e Hunan në Kinë. Ura lidh dy tunele me njëri-tjetrin dhe është cilësuar si ura me e lartë dhe e gjatë e këtij lloji.


10 urat me te larta ne bote03


Ura e lumit Beipanjiang
 (Beipanjiang River 2009 Bridge) u ndërtua në 2009 dhe ka një lartësi prej 318 m (1.043 ft). Ndodhet në provincën e Guizhou dhe kalon mbi lumin Bedpan. Ajo u hap për publikun në vitin 2009, vetëm 6 vjet pas të parës.


10 urat me te larta ne bote09


Ura Liuguanghe (Liuguanghe Bridge) është e lartë nga toka rreth 297 m (974 ft), dhe ndodhet në Guizhou, Kinë. Mbajti rekordin për urën më të lartë në botë në mes të viteve 2001 dhe 2003 dhe ende është ura më e lartë me trare në botë.


10 urat me te larta ne bote05


Ura e lumit Zhijinghe (Zhijinghe River Bridge) ka një lartësi 294 m (965 ft) dhe është ura me hak më e lartë në botë. Kalon luginën e lumit Zhijinghe dhe është e hapur për publikun që nga viti 2009.


10 urat me te larta ne bote07


Ura e grykës mbretërore (Royal Gorge Bridge) ndodhet në Kolorado të SHBA-së. Ka një lartësi prej 291 m (955 ft) dhe është një tërheqje turistike për të gjithë. Kuverta e urës kalon mbi lumin Arkansas, dhe mbajti rekordin e urës më të lartë në botë prej vitit 1929 deri në vitin 2001. Ura është 1.260 metra (384 m) e gjatë dhe është më e larta në SHBA.


10 urat me te larta ne bote01


Ura hekurudhore në lumin Beipanjiang (Beipanjiang River Railway Bridge) ka një lartësia prej 275 m (902 ft). Është cilësuar si ura hekurudhore më e lartë në botë. Ura përfshin një kanion të thellë në lumin Beipan në provincën Guizhou dhe është ura e tretë në këtë listë që përfshin lumin Beipan.


10 urat me te larta ne bote06

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending