Arkitekturë
Këto janë urat më të bukura prej gurit

Kemi folur gjithmonë për urat me të larta, urat më të gjata, më të frikshme por edhe për ato më të famshme në të gjithë botën. Por ka ardhur koha që ti kushtojmë rëndësi urave prej gurit.
Ato janë ura shekullore që kanë sfiduar kohën dhe paraqesin në ditët e sotme historinë e atij kombi. Më poshtë kemi përzgjedhur një listë me 10 urat prej guri më të bukurat dhe më mbresëlënëse që akoma i rezistojnë kohës.
1. Puente Nuevo, Ronda, Spanjë
Puente Nuevo ose “Ura e re” u ndërtua gjatë viteve 1751-1793 dhe kalon lumin Guadalevín 120 metra të thellë në Gorge El Tajo. Ndërtimi i saj, i mori jetën 50 punëtorë. Ura përfshin një dhomë të vogël nën harkun qendror që gjatë viteve u përdorur për qëllime të ndryshme, duke përfshirë edhe një burg, dhe gjatë luftës civile të shekullit të 20, dhoma është përdorur për tortura dhe për të burgosurit me vdekje. Pavarësisht nga historia e zymtë, është e vështirë të injorojmë bukurinë e kësaj ure që është gdhendur në të dy anët e grykës.
2. Ura Bastei, Parku Kombëtar, Gjermani
Ura Bastei që ne shohim sot është një urë guri e ndërtuar në 1851. Ajo zëvendësoi urën prej druri të ndërtuar në 1824. Ura është 76.5 metra e gjatë dhe ka 7 harqe mbi një lartësi prej 40 metrash.
3. Ura Rialto, Venecia, Itali
Rialto, më e vjetëra ndër katër urat në kanalin e madh në Venecia. Ajo përfundoi në 1591, duke zëvendësuar një urë prej druri që u rrëzua në 1524. Ura e bukur është një nga ikonat e Venecias dhe një nga atraksionet më të mira të saj.
4. Ponte Vecchio, Firence, Itali
“Ura e vjetër” është një urë mesjetare prej guri me harqe dhe tepër e famshme për dyqanet e ndërtuara përgjatë saj, sikurse dikur. Kjo është ura e vetme në Firence që i ka mbijetuar luftës së dytë botërore. Në të kaluarën dyqanet ishin në pronësi të meshtarëve, por sot dyqanet janë në pronësi kryesisht nga shitësit e suvenireve, si edhe nga tregtarët e artit dhe bizhuterive. Ura është një nga atraksionet më të famshme në Firence.
5. Ura Khaju, Isfahan, Iran
E ndërtuar në shekullin e 17, kjo urë e bukur prej guri shërben si kalim dhe si një digë mbi lumin Zayandeh. Ura Khaju ka 24 harqe dhe ka një gjatësi totale prej 133 metrash.
6. Ura Çarls, Pragë, Republika Çeke
E famshmja Ura Çarls ngrihet në brigjet e lumit Vltava në Pragë. Kjo lidhje “mes tokave” e bëri Pragën të rëndësishme si rrugë tregtare mes Evropës lindore e perëndimore. Ndërtimi Gotik i urës prej guri filloi në 1357 dhe përfundoi vetëm në fillim të shekullit të 15-të. Ura Çarls e shekullit XIII zakonisht është plot, si me turistë, edhe me çekë, veçanërisht gjatë muajve të pranverës dhe verës. Ura fillimisht u quajt Ura e Gurtë ose Ura e Pragës, por u pagëzua me emrin “Ura Çarls ” në vitin 1870. Arkitekti dhe ndërtuesi i preferuar i Mbretit Çarls IV, Peter Parler ishte ai që ngriti urën që ekziston edhe sot.
7. Pont Neuf, Paris, Francë
Pont Neuf ose “Ura e re” është ura më e vjetër që ngrihet mbi lumin Seine në Paris. Ajo lidh dy brigjet e Seinës me Ile de la Cite – ishulli në mes të lumit. Ura e bukur 232 metra e gjatë është e ndërtuar prej guri dhe ka 12 harqe. U ndërtua gjatë viteve 1578-1607.
8. Stari Most, Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë
Në Stari Most ndodhet ura me jetëgjate e gurit që kalon lumin Neretva. E gjatë rreth 29 metra, është një rindërtim i urës origjinale që ekzistoi për 427 vjet nga viti 1566 deri në 1993, kur ajo u shkatërrua në Luftën Kroate-Boshnjake. Rindërtimi i urës përfundoi në vitin 2004.
9. Puente de Piedra, Zaragoza, Spanjë
Puente de Piedra (ura prej guri) kalon lumin Rover Ebro në qytetin e Zaragozas. Ura u ndërtua gjatë viteve 1401-1440, por ajo u shkatërrua pjesërisht në një përmbytje në vitin 1643. Rikonstruksioni është bërë në 1659. Ura është e njohur edhe si Ura e Luanëve për shkak të statujave prej luani që qëndrojnë mbi shtyllat në dyja anët.
10. Ura e Konicës, Konicë, Greqi
Kjo urë unike është ndërtuar në 1870. Ajo ka një lartësi maksimale prej 20 metra dhe kalon mbi lumin Aoos.
