Featured
Këto janë trendet më të fundit të dyshemeve

Dyshemetë po bëhen gjithnjë e më shumë pika e fortë e krijimit të një ambienti dhe teknologjitë e reja e kanë bërë këtë zgjedhje të shumëllojshme.
Qeramika është një nga materialet më jetëgjatë dhe më të zhdërvjellta që ka në shitje. Imagjinoni që mund të bëni gjithçka me qeramikën. Sot ka pllaka qeramike që imitojnë drurin, mermerin, gurin, etj me madhësi të ndryshme, nga më të voglat e deri te të mëdhatë të cilat mund të veshin të gjitha ambientet. E njëjta gjë duhet thënë dhe për ngjyrat duke parë që dhe llojet e tyre janë të shumta.
Vitet e fundit ka dalë në pah dhe tendencë guri natyror, zgjedhja e të cilit është e veçantë, romantike dhe jetëgjatë. Një element që duhet pasur parasysh është fakti që guri thith dritë kështu që duhet të vendoset dhe përdoret në hapësira të ndriçuara mirë. Nuk duhet harruar as që nëse guri nuk trajtohet siç duhet dhe mbi të na thyhet një shishe vaji atëherë do të kemi një problem të madh.
Po cilët janë gurët më të përdorur? Kuarci, basalti, graniti dhe porfiri. E nëse mermeri ju sjell në mendje kohë të kaluara, nuk ka gjë më të gabuar. Sot mermeri vjen në mënyra, stile dhe madhësi nga më të ndryshmet duke na kujtuar që zgjedhja e mermerit është gjithmonë shume elegante dhe e rafinuar.
Dashamirësit e ambienteve moderne dhe industriale do vlerësojnë nga ana tjetër çimenton, një tjetër zgjedhje shumë inovative. Çimento ka rezistencë ndaj korrozionit, të shkelurave dhe kushton pak. Nuk duhet harruar që çimento është një material që mund të integrohet shumë mirë dhe në dyshemetë ekzistuese.
Qeramika është një material me shume përdorime dhe elegant, pietra natyrale është një zgjidhje origjinale dhe me stil, mermeri ngelet dyshemeja më e çmuar dhe e shkëlqyer, çimento një risi moderne dhe interesante.
