Aktuale
Këto janë top 23 materialet më të mira për ndërtim

Përzgjedhja e materialeve kualitative është bazë për një ndërtim të mirë. Materialet që konsiderohen të gjelbëra, e që përfshijnë lëndë të ndryshme nga druri janë ato që rekomandohen dhe përdoren më së shumti.
Revista e njohur “The Constructor” ka përzgjedhur një listë me 23 materialet më të mira për ndërtim, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Objekt i krijuar nga materiale prej dheu
Materialet prej dheu
Materialet prej dheu përdoren për qëllime ndërtimi që nga kohët e lashta.
Ato konsiderohen si materiale të qëndrueshme dhe kualitative.
Edhe sot shumë nga strukturat e ndërtuara janë ndërtuar falë këtij materiali.

Druri i përpunuar
Druri i përpunuar
Druri është një nga materialet më të famshme të ndërtimit të përdorura në mbarë botën.
Por në procesin e shndërrimit të drurit të papërpunuar në dërrasat e forma tjera pjesa më e madhe e drurit mund të humbasë.
Por, e mira e gjithë kësaj është se edhe pjesa e drurit e cila humbet mund të përpunohet dhe të përdoret për qëllime të ndryshme.

Struktura nga bamboo-ja
Bamboo-ja
Bamboo-ja është një nga materialet më multifunksionale të përdorura në ndërtim.
Këto pemë rritet me shpejtësi pavarësisht nga kushtet klimatike. Kjo e bënë përdorimin e tyre edhe më ekonomik.

Sips
Sips
Panelet e izoluara strukturore (SIP) përbëhen nga dy fletë një shtresë shkumore mes tyre.
Ato në përgjithësi janë në madhësi më të mëdha dhe përdoren si struktura për mure.
Ato ofrojnë izolim shumë të mirë.

Forma e izoluar e betonit
Format e betonit, të izoluara
Format e betonit të izoluar përmbajnë dy shtresa izoluese me një hapësirë ndërmjet tyre. Kjo hapësirë shërben për mbajtjen e shufrave të përforcimit, pasi betoni derdhet në atë hapësirë.
Ato janë të lehta në peshë, rezistente ndaj zjarrit, me dendësi të ulët dhe kanë veti të mira izoluese dhe termike.

Druri që përdoret për ngrohje
Druri për zjarr
Drunjt që përdoren për ngrohje janë lehtësisht të disponueshëm dhe nëse kombinohen me materiale të tjera si llaçi, krijojnë struktura të forta dhe të qëndrueshme.

Fijet e kashtës
Fijet e kashtës
Kashta është një tjetër material ndërtimor i gjelbër që mund të përdoret si material për ndërtim për shkak të vetitve të mira izoluese.

Qeset me dhe
Qeset me dhe
Qeset me dhe ose rërë përdoren gjithashtu për ndërtimin e mureve të një strukture.
Këto lloj struktura mund të shihen në baza ushtarake, pranë të burimeve ujore etj.

Pllaka nga argjila
Pllakat nga argjila
Slate është shkëmb i formuar natyrshëm i cili përdoret për të bërë pllaka.
Pllakat e argjilave kanë qëndrueshmëri të lartë dhe përdoren si materiale për mbulim.

çeliku
Çeliku
Pllakat me çati të çelikut janë shumë të qëndrueshme dhe mund të riciklohen vazhdimisht.

Kashta e thatë
Kashta e thatë
Është material mjaft kualitativ që është përdorur prej një kohe të gjatë.

Kompozita
Kompozita
Panelet e kulmit të krijuara nga materiale e përbëra si shkuma ose shtresa e celulozës, të shtruara midis dy pjesëve metalike ose dy pjesëve plastike janë gjithashtu materialet e ndërtimit të gjelbër.
Ata janë të lehta në peshë, të lira, sigurojnë izolim të mirë për strukturën dhe kursejnë energji.

Fibrat natyrale
Fibra natyrale
Fibrat natyrore si pambuku, leshi mund të përdoren gjithashtu si materiale izoluese.
Fibrat e pambukut të ricikluar ose materiale tjera janë shndërruar në materiale shumë të përdorshme dhe të pëlqyera.

Poliuretani
Poliuretani
Poliuretani gjendet në forma të ndryshme dhe përdoret për mbulimin e sipërfaqeve ose mureve, të cilat duhet të izolohen.
Ato ofrojnë izolim të shkëlqyeshëm dhe parandalojnë depërtimin e ajrit.

Tekstil me fije të qelqit
Tekstil me fije qelqi
Tekstili me fije qelqi përdoret gjithashtu për qëllime të izolimit dhe është shumë efektiv.

Celuloza
Celuloza
Celuloza është produkt i ricikluar i mbeturinave të letrës dhe përdoret gjerësisht në botë për qëllime të izolimit në struktura.
Ajo vepron si izolues i mirë i zërit dhe është në dispozicion në treg me çmime të lira.

Tapa
Tapa
Tapa është gjithashtu një izolues i mirë. Bordet ose panelet e bëra prej tape janë në dispozicion në shumicën e tregjeve.
Një sasi mjaft e madhe e energjisë elektrike mund të kursehet nga izolimi i bërë me tapë.

Instalimi i polisterinës
Polistireni
Polistiren dhe fletët e shkumëzave janë një lloj tjetër i materialeve izoluese të cilat janë në dispozicion në formën e dërrasave ose fletëve.

Mur i krijuar nga argjila natyrore
Argjila natyrore
Veshja e mureve mund të bëhet duke përdorur argjilën natyrore në vend të materialeve të tjera me bazë gipsi dhe është shumë e rekomandueshme.

Ngjyrat non-Voc
Ngjyrat jo-VOC
Ngjyrat jo VOC ose ngjyrat pa përmbajtje kemikale janë shumë të qasshme dhe përdoren mjaft shumë.

Qilim nga fibrat natyrale
Fibrat natyrale
Materialet natyrale si bambu, leshi, pambuku tapa, etj mund të përdoren edhe për parkete.

Pjesa e jashtme e ndërtesës, e krijuar nga çimentoja
Çimento
Pllakat e çimentos me fibra janë zgjedhje e mirë për shkak të çmimit të tyre të lirë, qëndrueshmërisë dhe rezistencës ndaj zjarrit.

Mur nga gurët natyrorë
Guri
Guri është një material i ndërtimit shumë natyral dhe i qëndrueshëm. Shumë struktura prej guri të ndërtuara qindra vjet më parë janë ende ekzistojnë dhe janë akoma të qëndrueshme./Ndërtimi.info/
