Arkitekturë
Këto janë të gjitha projektet që garuan për “BIG SEE Architecture Award 2019”

Projekti i Teatrit të Klan Kosovës këtë herë rrëmbeu çmimin “BIG SEE Architecture Award 2019” në kategorinë “Public and Commerece Architecture” dhe është duke konkurruar për çmimin kryesor “Grand Prix”
Ky projekt u realizua nga Astrit Nixha, i cili ishte diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe ka një përvojë mbi 25 vjeçare arkitekturore dhe menaxheriale gjithashtu duke drejtuar zyrën e tij nga viti 2004.Objekti u punua së bashku me stafin e studios ANARCH, shkruan Ndërtimi.info.
Ndër projektet që kishin konkuruar për këtë çmim, bëjnë pjesë edhe 3 projekte nga Kosova dhe 13 nga Shqiptëria.
Një laramani projektesh nga studio të ndryshme arkitekturore figurojnë në faqen zyrtare të bigsee.eu, dhe ato janë:
Nga Kosova:
Anarchitecture theatre nga Anarch

Garden House nga Gëzim Paçarizi

Humolli House nga 4M Group e Përparim Ramës

Nga Shqipëria:
Teatri Andon Z. Çajupi nga BOLLES+WILSON

The House of Leaves nga Studio Terragni Architetti

Vlora Waterfront Promenade nga Xaveer De Geyter Architects

Lana Park nga Landscape – Roidis

PUSTEC SQUARE nga Metropolis Architecture and Planning & G&K

Tirana Olympic Park nga DEA Studio

New Bazaar në Tiranë, Restaurimi dhe Revitalizimi nga Atelier 4

Marine Villas, Kep Merli Resort nga Enea Kondakci, Agim Shenediela

Between Olive Trees nga Avatelier INDIVIDUAL VILLA nga AGMA studio

INDIVIDUAL VILLA nga AGMA studio

The Courtyard House nga Filippo Taidelli Architetto

Himara Waterfront nga Bureau Bas Smets and SON Engineering & Construction

