Aktuale
Këto janë projektet kapitale që janë përfshirë në buxhetin e 2018-ës
Ministri i Financave Bedri Hamza debatin për projektligjin e buxhetit 2018-të ka paraqitur para deputetëve të Kosovës, ndarjen buxhetore edhe për investimet kapitale, shkruan Ndërtimi.info
Pjesë e rëndësishme e investimeve kapitale mbetët projektet e Autostradës Prishtinë-Shkup, Autostrada Prishtinë-Gjilan, projekti i rrugës M2 Mitrovicë, M3 për Pejë dhe rruga për Podujevë.
Hamza ka treguar edhe për rrugët të cilat pritet të përfundohen me këtë projektbuxhet.
Ai ka theksuar se pritet përfundimi i rrugës Skenderaj-Drenas, zgjerimi i rrugës Dollc-Gjakovë dhe Qarkut të Gjakovës.
“Pjesë e rëndësishme e investimeve kapitaleve mbeten projekte e autostradës Prishtinë-Shkup, autostrada Prishtinë-Gjilan, projekti i rrugës M2 Mitrovicë, M3 për Pejë dhe rruga për Podujevë. Përfundimi i rrugës për Skenderaj-Drenas, e zgjerimit të rrugës Dollc-Gjakovë dhe Qarkut të Gjakovës”, ka treguar ministri Hamza.
Gjithashtu me këtë buxheti ai tha se parashihet edhe përmirësimi i infrastrukturës lokale, sportive e arsimore, duke vënë theks tek projektet të cilat në vitin e kaluar kanë shënuar rritje të ndjeshme.
Kurse në kuadër të financimit përmes klauzolës për investime Hamza tregon se janë përfshirë projektet që kanë përgatitjen e duhur.
“Në kuadër të financimit përmes klauzolës për investime ne kemi përfshirë vetëm projektet që kanë përgatitjen e duhur dhe ku ka interesim të institucioneve ndërkombëtare për financim”, vazhdoi Hamza.