Aktuale
Këto janë projektet e arkitektit që po tenton t’i fshijë gjurmët e luftës

Peter Barber është një nga arkitektët më të rafinuar në Britani të Madhe, që përmes projekteve arkitekturore trajton çështje sociale (si mungesa e strehimoreve), duke aspiruar që urbanizmi të dizajnohet në mënyre shumë më atraktive dhe të gjallëruar, e në këtë mënyrë të fshihen gjurmët e objekteve ‘të frikshme’ të cilat kanë mbetur nga luftërat e shumta.
Projektet ambicioze të tij trajtojnë kryesisht mungesën evidente të shtëpive për personat me të ardhura të pakta ekonomike, duke dizajnuar për ata dhe për zonat më të harruara në periferi të Londrës objekte shumë atraktive, shkruan The Guardian, transmeton Ndërtimi.info.
Peter Barber është një nga arktiektët më origjinal në ditët e sotme. Gjatë dekadës së fundit ai ka ndërtuar reputacionin e tij mbi ridizajnimin e shtëpive tradicionale klasike dhe mbi zhvendosjen e pjesëve karakteristike të qytetit në zona të harruara e jo shumë të privilegjuara.
Në vendet ku të tjerët shohin objekte të padobishme e të shëmtuara, Barber imagjinon se çfarë lloj kryeveprash mund të nxjerrreshin nga ato.
Barber flet për projektet e tij të strehimit si faza shumë nivelëshe që stimulohen nga aktivitetet e jetës së përdishme dhe mendon se arkitektura mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm social.
“Fokusi i gjithë këtyre projekteve është dizajnimi i një hapësire publike të përbashkët që ofron njerëzit në mes vete”, kishte shkruajtur ai në esenë e tij më të re që flet për punën e tij./Ndërtimi.info/
