Connect with us

Featured

Këto janë procedurat E REJA për legalizim të objekteve, sipas udhëzimit administrativ [dokument]

Published

on

Në kuadër të trajtimit të ndërtimeve pa leje, ka hyr në fuqi edhe Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e kërkesave themelore për shëndet dhe siguri, procedurat dhe dokumentacionin për trajtimin e ndërtimeve pa leje të kategorisë I dhe II.

Ky udhëzim administrativ zbatohet nga komunat në gjithë territorin e Kosovës, për objektet e kategorisë  I dhe II, ndërsa për objektet e kategorisë III është e obliguar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, të merret me procesin e legalizimit, në bazë të Udhëzimit Administrativ për përcaktimi i kërkesave themelore për shëndet dhe siguri, procedurat dhe dokumentacionin për trajtimin e ndërtimeve pa leje të kategorisë III.

LEXO UDHËZIMET NË FUND TË LAJMIT

Udhëzimi Administrativ për ndërtimet e kategorisë I dhe II përcakton procedurat e aplikimit për certifikatë të legalizimit për objektet që janë shtëpi , duke theksuar edhe dokumentet e nevojshme për aplikim për legalizim.

Ndërsa për legalizim për përfundim të objektit që nuk është shtëpi, aplikuesi përveç formularit duhet t’i dorëzojë edhe disa dokumente të caktuara.

 

Pas shqyrtimit të  aplikimit për legalizim komunat janë të obliguar të marrin vendim për lëshim të certifikatës së legalizimit, në raste se janë përmbushur obligimet, vendim për përfshirje në listën e pritjes apo vendim për përfshirje në listën e rrënimit.

Sipas pikës 5 të nentit 5 të këtij udhëzimi administrativ komuna mund t’i lejoj aplikuesit për legalizim që pagesën me këste, nëse shuma totale e pagesës tejkalon shumën 800 euro, por Certifikata e Legalizimit nuk do të jepet pa u kryer e gjithë pagesa.

Ndërsa, është përcaktuar edhe afati për lëshimin e certifikatës së legalizimit.

“Afati prej pranimit të aplikacionit të kompletuar deri në lëshimin e certifikatës së legalizimit nuk do të jetë më e gjatë se 60 ditë. Në këtë afat nuk llogaritet koha e nevojshme për korrigjim dhe/ose përmbushjen e kërkesave sipas paragrafit 8 të këtij neni”, thuhet në pikën 7 të nëntit 5 të këtij udhëzimi.

Ndër të tjera në këtë udhëzim administrativ përcaktohet që nëse gjatë ndonjë faze të procesit identifikohen mangësi të cilat mund të korrigjohen, komuna njofton me shkrim aplikuesin në lidhje me këto mangësi si dhe i jep aplikuesit një afat të arsyeshme kohor jo më shumë se 60 ditë që t’i korrigjojë dhe përmbushë kërkesat në mënyrë që procesi i legalizimit të mund të vazhdojë.

Sipas pikës 2 të  nenit 16 të këtij udhëzimi administrativ trajtimi i ankesave ndaj vendimeve të komunës zhvillohet sipas nenit 22 të Ligjit për Procedurën Administrative dhe Udhëzimit Administrativ përkatës për procedurat e ankesave./Ndërtimi.info/

[pdf-embedder url=”https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/1-shi.pdf”] [pdf-embedder url=”https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/2-shi.pdf”]

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending