Aktuale
Këto janë pasqyrat “mbrojtëse” akustike të Luftës së Parë Botërore

Pasqyrat akustike të ndërtuara prej betoni, që përdoreshin për të paralajmëruar sulmet nga avionët, gjatë Luftës së Parë Botërore, janë sjellë në setin më të ri të fotografive të Piercalo Quecchia.
Strukturat në formë të diskut që përçonin valët akustike më së shumti përdoreshin në Britani të Madhe gjatë vitit 1920, për të paralajmëruar në rast se avionët rivalë drejtoheshin në zonat bregdetare, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Të lokalizuara më së shpeshti në bregun juglindor dhe lindor të Anglisë, këto pasqyra përmbanin një diametër prej dy deri në tre metra.
Në koleksionin e ti të quajtur “Sound Mirrors”, Quecchia tregon se si këto pajise morën formë arkitekturore, duke fotografuar të 13 pasqyrat e fundit që kanë mbetur në bregun anglez.
“Ato përfaqësojnë një shfaqje të pabesueshme se si tingulli mund të gjenerojë një formë fizike: të dyja rrezet e lakimit dhe dimensionet e këtyre strukturave janë studiuar dhe projektuar sipas frekuencës së tingullit të cilën ato duhet ta përçojnë”, tha Quecchia.
Ai ka treguar se gjithmonë ka qenë i pasionuar pas objekteve të vjetra e pajisjeve të cilat i kanë mbijetuar kohës e që akoma kanë rol të rëndësishëm historik.
“Fotografia për mua është kryesisht një mjet për të kuptuar dhe shfaqur realitetin. Kryesisht përqendrohem në arkitekturën dhe dinamikën shoqërore. Unë kam qenë gjithmonë i hipnotizuar nga ndërtesat e braktisura, veçanërisht në ndryshimin e rolit të tyre sipas periudhave të ndryshme historike”.
Këto pajise tashmë rreth njëqind vite të vjetra janë konsumuar nga moti i keq, duke mbetur në harresë për periudhën në të cilën jetojmë.
Por, fotografi shpreson se këto imazhe do t’i sjellin atyre vlerën dhe dinjitetin përsëri./ Ndërtimi.info/
