Arkitekturë
Këto janë ndërtesat më ikonike të arkitektit I M Pei

Njëri ndër arkitektët më të njohur në botë, I M Pei, ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare.
Strukturat e tij më të famshme përfshijnë piramidën e qelqit, në Muzeun e Luvrit në Paris – i cili vlerësohet si një pikë referimi për Francën.
Ndërtesat e krijuara nga ai gjenden në të gjithë globin dhe përfshijnë “Rock and Roll Hall of Fame” në Cleveland të Ohios dhe Bibliotekën e John F. Kennedy në Boston. Në Japoni, Muzeu Miho mbart gjurmën e tij. Punime pati edhe në Azi, ai projektoi rrokaqiellin “The Gateway”, në Singapor, një kompleks i njohur për këndet e saj të mrekullueshme, transmeton Ndërtimi.info.
Shumë nga veprat e arkitketit Ieoh Ming Pei janë bërë struktura ikonike dhe me ndikim.
Pei kishte thënë se dizajnimi i strukturave të mëdha publike kërkonte një njohuri për të kaluarën, por edhe guxim për të eksploruar.
Në vitin 1983, ai fitoi Çmimin Pritzker, i referuar shpesh si Çmimi Nobel i Arkitekturës.
Muzeu i Artit Islamik në Doha të Katarit, i cili gjithashtu u projektua nga duart e tij, u hap nën brohoritje të mëdha në vitin 2008.
“Islami ishte një fe që nuk e njihja, kështu që unë e studiova jetën e Muhammedit, shkova në Egjipt dhe Tunizi” kishte thënë Pei për një gazetë amerikane.
Në përgjithësi, më shumë se gjysma e projekteve të tij në mbarë botën fituan çmime të mëdha arkitekturore./Ndërtimi.info/
Gjeni më poshtë disa nga kryeveprat arkitekturore të tij.

Piramida e Luvrit, Paris

Biblioteka e Kennedy-t, Boston

Muzeu i Artit Islamik, Doha, Katar

Ndërtesa Lindore e Galerisë Kombëtare të Artit në Uashington

Muzeu “Johnson” i Artit

Qendra Simfonike Meyerson në Dallas u hap në vitin 1989

Banka e Kullës së Kinës është bërë pjesë përbërëse e horizontit të Hong Kongut

Laboratori Mesa në Kolorado u përfundua në vitin 1967 dhe i dha I M Pei famëntij të parë të madhe

Në Cleveland, arkitekti krijoi Rock and Roll Hall of Fame
