Arkitekturë
Këto janë lagjet dhe qendrat tregtare impresionuese që i janë shtuar Shangait
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/04_鸟瞰.jpg)
Shtatë lagje rezidenciale të ndërtuara në mënyrë të njëpasnjëshme, i janë shtuar periferisë së Shangait në Kinë, duke e bërë këtë zonë më uniken aktualisht.
Lagjet janë të ndara në tri blloqe; në qendra tregtare komerciale, në rrugë komerciale dhe në apartamente, transmeton Ndërtimi.info.
Projekti është krijuar për të tërhequr dhe mbledhur sa më shumë njerëz nga të dyja brigjet e lumit, duke ofruar një eksperiencë mahnitëse tregtare e cila është shumë afër natyrës.
“Ne e pozicionojmë projektin si qendër bashkëkohore të komunitetit, me hapësirë tregtare tradicionale të tregut, duke synuar që të shfrytëzojmë plotësisht potencialin e tokës dhe të përdorim grumbullin e ndërtesave të vogla tregtare për të krijuar një seri hapash të lirë pranë shkallës njerëzore, të cilat në mënyrë perfekte reflektojnë në ambientin unik të ‘Tregut’ dhe tërheqin njerëzit nga zona e banimit në zonën tregtare” thuhet në përshkrimin e projektit.
Poashtu thuhet se i janë shtuar edhe dy “tregje të vogla” përgjatë lumit. Duke filluar nga qendra e jetesës publike, duke ia shtuar asaj dy banka dhe një qendër tregtare me volum të madh në anën veriperëndimore.
Tetë dyqane të pavarura 1-3 kate janë të shpërndara në anën verilindore. Apartamentet 12-katëshe në formë të shkronjës L, janë të vendosura në këndin verilindor dhe mbyllen me dy rrugë të tërthorta tregtare dhe tri sheshe mbresëlënëse.
Të dy “tregjet e vogla” përgjatë lumit, të kombinuara nga peizazhi, janë gjithashtu veçori unike të projektit.
Tregu përbëhet nga shumë shtëpi të vogla. Çdo shtëpi, çdo dyqan dhe çdo cep janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, duke përfshirë lartësinë, formën, ngjyrën dhe pjerrësinë e shtëpive.
Shtëpitë e tilla “primitive” janë vendosur rastësisht në grupe nga bregu i lumit për të krijuar hapësira të pasura të brendshme dhe pamje unike./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)