Arkitekturë
Këto janë këshillat e arkitektit të famshëm për studentët e arkitekturës
“An Eames Anthology”, edituar nga Daniel Ostroff dhe botuar nga Yale University Press, kronikon karrierën e Ray dhe Charles Eames në si projektues, arkitektë, mësues, artistë, regjisorë dhe shkrimtarë. Ky vëllim ashtu siç pohon Ostroff, me mbi 130 mijë dokumente të arkivuara në Bibliotekën e Kongresit, në përputhje me rrethanat, nuk është gjithëpërfshirës aq shumë sa përfaqësues, duke pasqyruar gjerësinë e interesave dhe arritjeve të tyre.
Në përgatitje për një ligjëratë të vitit 1949 në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos në “Këshilla për Studentët”, Charles Eames bëri shënimet e mëposhtme mbi frymëzimin, metodologjinë dhe strategjinë e karrierës.
Bëni një listë të librave
Zbuloni një kuriozitet
Shikoni gjërat sikur po i shihni për herë të parë
Mendoni gjërat në lidhje me njëra-tjetrën
Gjithmonë mendoni për hapin tjetër të madh
Shmangni idetë me paramendim
Studioni mirë objektet e tanishme dhe ato të lashta
Përgatisni vetën në kërkim të nevojës së vërtetë fizike dhe psikologjike
Arti nuk është diçka që ju aplikoni për punën tuaj
Arti është mënyra se si e kryeni punën tuaj, rezultat i qëndrimit tuaj ndaj atij projekti
Dizajni është një punë me “kohë të plotë”
Është mënyra se si ju e shikoni politikën, ueb faqet qesharake, muzikën etj.
Asnjë zyrë nuk kërkon një “gjeni të madh” krijues
Asnjë zyrë, ose të paktën shumë pak, mund të trajnojnë punonjësit nga zeroja
Ka gjëra që mund t’i bëni për të përgatitur veten , të jeni i dëshirueshëm
Sjelljet e zakonshme të punës
Aftësia për të vënë në përfundim çdo punë
Vizatimet plotësuese
Një prezantim që tregon se sa i mirë jeni
Gatishmëria për të bërë punë shtesë jashtë orarit dhe studimin e ndonjë problemi.
Për të qenë një projektues i mirë duhet të jeni një inxhinier i mirë në çdo kuptim, jini kureshtar.