Arkitekturë
Këto janë disa nga ambientet e punës më të bukura në botë
Mjedisi i punës ka një rëndësi të madhe, pasi ndikon në humorin dhe në produktivitetin tonë. Këtë gjë e kanë kuptuar më së miri edhe biznesët, të cilët i kushtojnë tashme një rëndësi të madhe arkitekturës dhe dizajnit të brëndshëm. Qëllimi është të mbëtën të kënaqur punonjësitë dhe kësisoj edhe produktiviteti në punë do të jetë më i lartë.
Forbes ka publikuar disa nga ambjentët e punës më të bukura në botë ku çdokush do donte të punonte aty.
Por ja cilat janë:
1. Bumble/ Vendodhja Austin Teksas SHBA
Mark Odom Studio dhe JEI Design kanë projektuar selinë e re për rrjetin social dhe aplikacionin e takimeve Bumble, me seli në Austin, Teksas. Për Bumble ishte e rëndësishme që në selinë e saj të re të ndihej si në shtëpi.
Bumble
2. Microft House/Vendodhja Milano, Italy
Projekti i DEGW është një qasje te dinamikat e punës, që sjell më shumë fleksibilitet të personeli, në drejtim të funksionimit inteligjent dhe përdorimit të hapësirave inovative për të rritur bashkëpunimin.
Microft House
3. Hudson River Trading/ Nju Jork, SHBA
Ambienti i ri open space i shoqërisë fintech ndodhet në katin e 58 dhe 59 të 4WTC. Ekipi i punës përbëhet nga inxhinierë, matematicienë dhe programues që punojnë së bashku për të zhvilluar algoritme të trading automatik. Hapësirat e reja mishërojnë pasionet e ndryshme të punonjësve aty: financë, teknologji, inxhinieri, fitness dhe ambiente për t’u argëtuar
Hudson River Trading
4. Adobe/ Vendodhja Londër, Britani e Madhe
E vendosur në zonën teknologjike të East London, zyrat e reja EMEA të Adobe synojnë të bëjnë bashkë punonjësit dhe të nxisin kreativitetin në një ambient me hapësirë rreth 4 mijë metra katrorë.
Adobe
5.WeWork Champs-Élysées/ Vendondodhja Paris, Francë
WeWork Champs-Élysées ndërthur elementet e dizajnit bashkëkohor me momente të lavdishme të historisë në zyrat e reja, në atë që dikur ishte rezidenca e ish-presidentit amerikan Thomas Jefferson.
WeWork Champs-Élysées
6.Netflix/ Los Gatos, Kaliforni, SHBA
Dy zyra, me një hapësirë totale prej 22.400 metra katrorë, lidhen me një urë në ajër që lejon kalimin e njerëzve nga një zyrë te tjetra. Ngjyra të ngrohta dhe struktura të ndryshme krijojnë një atmosferë të mrekullueshme dhe bashkëpunuese.
Netflix
7.Sivantos/ Singapor
Shoqëria për pajisje muzikore Sivantos ka zhvendosur selinë e saj globale, një zgjedhje që paraqet një moment kritik në ndryshimin e mentalitetit për të krijuar një imazh dhe identitet të ri. Një rezultat i rëndësishëm ishte krijimi i një kulture të orientuar te bashkëpunimi, me mundësi për shkëmbimin e përvojave.
Sivantos
8.Los Angeles Rams/ Agoura Hills, Kaliforni, SHBA
Pas dy dekadash në St. Louis, Rams kthehen në Los Anxhelos. Selia e ekipit të NFL përfundoi në vitin 2016, dhe zë një hapësirë prej 1900 metra katrorë në Agoura Hills.
Los Angeles Rams/ Agoura Hills
9.Woods Bagot/ Nju Jork, SHBA
Mbështetur te koncepti i socializimit dhe mikpritjes, zyrat e reja të studios së arkitekturës Manhattan Woods Bagot synojnë të kapin thelbin e New York City
Woods Bagot
10.Campus Warsaw – Spazi Google/Varshavë, Poloni
Massive Design ka përdorur përvojën e saj për të ndihmuar Google për të shndërruar një magazinë të vjetër të një fabrike për prodhimin e vodkës të shekullit XIX në një qendër dinamike dhe inovative për sipërmarrësit nga e gjithë Polonia dhe Europa Qendrore dhe Lindore.
Campus Warsaw – Spazi Google