Ndërtim
Këto janë arsyet pse ju rrjedhjë çatia
Rrjedhja e çative shpeshherë është problematike për shumë shtëpi, ndërtesa e lokale.
Arsyet të cilat shkaktojnë këto rrjedhje janë të shumta por aryeja kryesore është nyja e çatisë, e sidomos nëse çatia është e pjerrët.
Më poshtë sjellim disa nga mundësitë e riparimit të këtyre çative.
1) Riparimi i çatisë si pasojë e rrjedhjeve
Mund të ketë arsye të ndryshme të cilat shkaktojnë rrjedhje në çatinë tuaj por arsyeja e pare dhe kryesore janë nyjet në çati. Nëse çatia është e pjerrët atëherë shanset janë tek nyjet dhe kryqëzimet.
Një nga arsyet pse pllakat e çatisë thyhen është veshja e thjeshtë. Përveq veshjes së thjeshtë edhe kushtet e motit mund të shkaktojnë shkatërrimin e pllakave. Nëse është një çati e sheshtë, shanset e rrjedhjes janë për shkak të mjeshtërisë së dobët ose për shkak të nyjeve të ftohta në beton.
2)Riparimi i çatisë si pasojë e dëmtimeve
Nëse çatia përbëhet nga materiali i çimentos së azbesit, shanset e rrjedhjes janë për shkak të zhdukjes së nyjeve për shkak të erës.
Gjithashtu, nganjëherë lidhja e vidave lirohet duhet formuar vrima të mëdha të cilat krijojnë rrjedhje.
Një arsye tjetër është se nëse pllakat e kulmit të dëmtuar nuk merren parasysh, uji mund të depërtojë në trarë dhe përmes tyre deri në brendësi të shtëpisë.
Nëse uji lejohet të kalojë për një kohë të gjatë nëpër tjegulla, stuktura e shtëpisë mund të dëmtohet rëndë. Për të shmangur probleme të tilla, tjegullat duhet të mirëmbahen, gjithashtu, nëse ndonjë prej tyre ka pësuar ndonjë prishje ajo duhet të ndërrohet menjëherë.
Riparimi i këtyre dëmeve mund të bëhet në mënyra të ndryshme.
Disa prej tyre janë mbulimi me rripa gome i pjesës së dëmtuar të çatisë, rindërtimi i pjesëve të dëmtuara, riparimi i tjegullave të dëmtuara etj.