Arkitekturë
Këto janë 4 ndërtesat që konkurrojnë për çmimin Ndërkombëtar “RIBA”

Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA) ka shpallur listën e ngushtë të katër projekteve finale, që garojnë për Çmimin Ndërkombëtar “RIBA 2018”.
Konkursi për këtë çmim ka qenë i hapur për çdo arkitekt të kualifikuar në botë. Kriteret për pjesëmarrje përfshinin demonstrimin e përsosmërisë për projektim, ambicien arkitektonike dhe ndikimin e këtyre veprave në shoqëri, shkruan Arch Paper, transmeton Ndërtimi.info.
Në vitin 2016 fitues ishte shpallur Grafton Architects, për projektin e ndërtimit të universitetit në Peru, e krahasuar me versionin modern të “Machu Picchu-s”.
Këtë vit, katër finalistë u përzgjodhën nga një listë e gjatë në të cilën konkurronin 20 arkitektë nga 16 vende.
Fituesi, që do të shpallet më 29 nëntor dhe do të zgjidhet nga një juri profesionale e përbërë nga Elizabeth Diller nga Diller Scofidio + Renfro (kryesuese), Joshua Bolchover nga Rural Urban Frameëork, Gloria Cabral nga Gabinete de Arquitectura, Peter Clegg nga Feilden Clegg Bradley Studios, dhe Kazuyo Sejima nga SANAA.
Edhe pse këto katër ndërtesa janë në zona dhe kontinente të ndryshme, ndajnë cilësi të përbashkëta arkitektonike.
Më poshtë, mund të njiheni paraprakisht me këto ndërtesa që garojnë për Çmimin Ndërkombëtar të RIBA-s 2018.
Universiteti Qendror I Evropës/ O’Donnell + Tuomey
E vendosur në Budapest, të Hungarisë, arkitektët fitues të mëparshëm të medaljes së arit RIBA, kanë shtuar një ndërtesë të re të veshur me gëlqere në rrugën që gjendet në zemër të Budapestit. Dizajni mahnitës i këtij objekti është shndërruar në atraksion e inspirim për shumë arkitekt.
Fshati i fëmijëve/ Aleph Zero + Rosenbaum
Ndërtesa e shkollës së bashku me konvikt, në brigjet e Amazonës është inspiruar nga burimet e bollshme natyrore që rrethojnë vendin dhe në mënyrë inovative, ky projekt është shndërruar në një kryevepër që siguron qëndrueshmëri ekonomike e mjedisore”.
Shkolla e Muzikës Toho Gakuen / Nikken Sekkei
I vendosur në Tokio të Japonisë , objekti arkitekturor i vizuelizuar, përfshinë hapësira tejet të mëdha të ndriçuara, të cilat veçohen nga dizajni në sallat e mësimdhënies dhe ato të mbledhjeve.
Il Bosco Verticale (Pylli vertikal) / Boeri Studio
Të konsideruara si kullat e dyta më të qëndrueshme në në Milano, skema e projektit shërben për të “rritur biodiversitetin duke ripopulluar florën dhe faunën e qytetit, e duke krijuar kështu mikroklimën e vet për të filtruar grimcat e imëta dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit”.
