Aktuale
Këta janë inxhinierët dhe arkitektët nga Kosova që shkuan në Shqipëri
Pas thirrjes së bërë dje për ndihmë nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë për inxhinierë dhe arkitektë me eksperiencë për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet që goditën Shqipërinë, ata kanë publikuar sot listën e njerëzve nga Kosova që i janë bashkuar kësaj thirrje.
Përmes një postimi në Facebook ata kanë treguar se përveç Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, thirrjes i janë bashkuar edhe profesionistë të organizuar nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe Komuna e Prishtinës.
Postimi i plotë:
“Të nderuar kolegë,
Me kënaqësi ju njoftojmë se janë nisur drejt Durrësit e Tiranës një grup shumë i madh profesionistësh, inxhinierë ndërtimi nga Kosova, për të ndihmuar në përcaktimin e dëmeve strukturore të godinave në keto qytete.
Thirrjes per ndihmë me bashkeiniciativë dhe ndërveprimin midis ShASh dhe Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, ju bashkuan fuqishëm profesionistë të tjerë të organizuar nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe Komuna e Prishtinës.
Në gjithë këtë organizim ndërveproi edhe ministria e Arsimit e Shqipërise me kërkesë për ekzaminim të 42 shkollave fillore e të mesme në territorin rreth Durrësit, Krujës, Lezhës etj..
Vullnetarë të tjerë, arkitektë e profesionistë të fushës janë në pritje për tu angazhuar në një fazë të dytë sapo të ketë nevojë, pasi thirrja ishte specifikisht për inxhinierë ndërtimi..
Në emër të Shash ju falënderojmë përzemërsisht për ndihmën, gatishmërisë dhe shembullin pozitiv që po tregoni në këto ditë të trishtueshme..
Punë të mbarë vëllezër!”
Lista e inxhinierëve dhe arkitektëve nga Kosova, që i janë bashkuar thirrjes: