Arkitekturë
Këta janë fituesit e “Luanëve të Artë” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut

Arkitekti portugez Eduardo Souto de Moura ka fituat “Luanin e Artë” për projektin më të mirë në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut, ndërsa Zvicra është lavdëruar për ndërhyrjen më të mirë në pavijonin në Britaninë e Madhe.
Souto de Moura u emërua pjesëmarrësi më i mirë në “Freespace”, ekspozita e drejtuar nga Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara nga Grafton Architects për edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës së Venedikut.
Projekti i tij tregon dy fotografi krah për krah të shkrepuara nga lartë. Gjyqtarët thanë se pozicionimi i dy imazheve “zbulon marrëdhënien esenciale midis arkitekturës, kohës dhe vendit”.
Vëmendje e veçantë iu dha edhe dy pjesëmarrësve të tjerë. Arkitekti indonezian Andra Matin u përgëzua për projektin e tij, i cili u përbëhet nga një strukturë e endur e bambusë. Gjyqtarët e përshkruan atë si “një instalim të ndjeshëm që ofron një kornizë për të reflektuar mbi materialin dhe formën e strukturave tradicionale vernakulare”.
Lavdërimi tjetër shkoi për arkitektin nga Mumbai, Rahul Mehrotra, i cili përdori tri projekte për të shfaqur diversitetin e shoqërisë në Indi. Sipas gjyqtarëve, ata “adresojnë çështjet e intimitetit dhe ndjeshmërisë, duke shpërndarë butësisht kufijtë socialë dhe hierarkitë”.
Zvicra fitoi “Luanin e Artë” për pjesëmarrësin më të mirë kombëtar. Ekspozita e tyre, e titulluar “Svizzera 240: House Tour”, paraqet pajisjet e zakonshme të zgjedhura zakonisht për banesa të reja ose apartamente me qira. Këto ose janë zvogëluar ose zgjeruar, si “Liza në botën e qudirave”, për të tërhequr vëmendjen.
Gjyqtarët e quajtën atë “një instalim që njëkohësisht të kënaq por edhe prek çështjen kritike të mungesës së hapësirës së brendshme”.
Britania e Madhe gjithashtu mori një lëvdatë të veçantë për pavijonin “Island”, ku Caruso St John ndërtoi një platformë druri në krye të pavijonit, përpara Brexit, si synim i krijimit të një “vend-strehim për refugjatët”.
Një “Luan i Argjendtë” iu dha gjithashtu Jan de Vylder, Inge Vinck dhe Jo Taillieu, për një projekt që shikonte mënyrat e futjes së strukturave të reja brenda një ndërtese të vjetër. Ajo u vlerësua si “një projekt që posedon besimin tek i cili ngadalësia dhe pritja lejojnë arkitekturën të jetë e hapur për aktivizimin e ardhshëm”.
Ceremonia e çmimeve u zhvillua sot në Venecia, në selinë e Bienales së Venedikut. Ajo shënon ditën e parë të ngjarjes, e cila vazhdon deri më 25 nëntor 2018.
