Arkitekturë
Kështu ka evoluar dizajni i mobileve ndër vite

Dëshmitë tregojnë se mobiliet janë përdorur që nga koha e neolitit dhe jeta e përditshme pa to do të ishte e paimagjinueshme. Por, si ka ndryshuar dizajni i tyre ndër vite?
Nga mobiliet ekskluzive të Egjiptit të lashtë, deri te dizajni funksional dhe i efektshëm i Bahuas, animacionet e krijuara nga Angie’s List ju sjellin një rrugëtim interesant të evoluimit të tyre.
1.Karriga
Karrigeja ishte një mjet tejet i rrallë në Egjiptin e lashtë. Shumica e njerëzve që nuk kishin pasuri, përdornin shporta për të ruajtur gjërat e tyre të pakta ndërkohë që uleshin mbi tapeta ose batanije. Karrigia ishte luks, i rezervuar vetëm për shtresën e pasur. Midis viteve 1919 dhe 1933 lëvizja Bauhaus bëri ri-shpikjen e dizajneve të mobileve. Linjat e pastra që shohim në mobilet e sotme u krijuan së pari nga kjo studio gjermane me shumë influencë.
- Seti për ngrënie
Gjatë shekullit 18-të në Paris, elita e pasur sociale refuzonte stilin mbretëror barok të dizajnit, për diçka më të bukur. Stili i ri, i quajtur Rokoko zgjodhi për zbukurime linjat fluide dhe ngjyrat pastel. Në anën tjetër të spektrit ishte minimalizmi i cili i hidhte poshtë stilet luksoze të së kaluarës. Me përdorimin e materialeve dhe linjave të qarta – minimalizmi u rrit nga skena e artit të Nju Jorkut në vitet 1960. Qoftë mobilje apo produkte për shtëpi, në minimalizëm vlente çdo herë shprehja “less is more”.
- Divani
Grekët e lashtë nuk kanë pasur shumë zgjedhje sa i përket dizajnimit të mobileve, por puna që e kanë bërë ka qenë e hartuar me kujdes. Një shtrat grek quhej ‘Kline’ dhe përdorej kryesisht për tu mbështetur gjatë ngrënies.
Mesi i shekullit modernist i dha vlerë elegancës dhe thjeshtësisë. Mobilet nga ajo epokë zakonisht kombinoheshin vetëm me dy materiale të tilla si një pëlhurë me ngjyra të ndezura dhe druri kualitativ.
Mobiliet e këtij stili i prodhuan në masë të madhe dhe u krijuan për të qenë të përballueshme edhe për pronarët e shtëpive mesatare, duke u bërë kështu jashtëzakonisht të famshme.
- Tavolina
Mobilet nga periudha mesjetare janë lehtësisht të dallueshme për shkak të zbukurimeve prej druri dhe pamjes së tyre të zymtë. Në atë kohë nuk kanë qenë shumë të para tryezat në formë rrethore ose të lakuara deri në shfaqjen e Dizajnit Organik, që si bazë kishte përdormin e materialeve natyrale.
- Shtrati
Mobilet e Rilindjes u ndikuan shumë nga antikitetet klasike të së kaluarës. Në fund të shekullit të 15-të, tregtia solli pasuri të madhe në Itali dhe borgjezia kërkonte më shumë mobile të cilësisë të lartë. Pa shikuar në të kaluarën për frymëzim, dizajni i Art Deco-s gjatë viteve 1920-30 zgjodhi modernizmin me gjithë luksin dhe stilin e rafinuar.
