Featured
Kështu duket stadiumi i Prishtinës, FFK ka një kërkesë për Qeverinë
Federata e Futbollit e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt t’i jap parat shtesë për ndërtimin e Stadiumit të Prishtinës
Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i përbërë nga nënkryetari, Agim Ademi, dhe sekretari Eroll Sadlihu kanë vizituar stadiumin e Prishtinës, ku janë duke u zhvilluar punimet.
“Ata u njoftuan nga punë kryerësi me gjendjen dhe punët që kanë mbetur për t’u përmbyllur në plotni renovimi i këtij stadiumi. Nënpresidenti Ademi, i cili është përgjegjës për infrastrukturën e stadiumeve, është i ngarkuar konkretisht në përshpejtimin e proceseve për këtë stadium, i cili në fund të punimeve do t’i plotësojë standardet e kategorisë së 4-të sipas kërkesave të UEFA-s’, thyhet në njoftimin e FFK-së.
“Ai shprehu bindjen se institucionet tona do të përshpejtojnë procedurat rreth pagesës së mjeteve shtesë, në mënyrë që ritmi i punëve të shkojë si duhet dhe punimet të përmbyllen me kohë, pasi FFK në muajin mars e ka afatin e fundit për ta licencuar këtë stadium në UEFA për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares”, përfundon njoftimi i FFK-së.
Federata e Futbollit e Kosovës po shpreson që përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet eliminatore për Kampionatin Evropian 2020 t’i zhvilloj në këtë stadium. Këto eliminatore nisin në muajin mars të vitit 2018.