Aktuale
Kështu duket një shtëpi moderne indiane, e ndërtuar nga 23DC Architects [Foto]

Arkitektët 23DC po sjellin një gërshetim të mrekullueshëm të elementeve tradicionale dhe atyre bashkëkohore në shtëpitë që po ndërtohen në Jalandhar të Indisë.
Në modelin e njërës nga shtëpitë shihet shembulli i ruajtjes së vlerave unike indiane të përpunuara në një version modern, shkruan Arch Daily, transmeton Ndërtimi.info.
Hyrja në objekt bëhet përmes një korridori të thellë të dekoruar me gurë, e plani në tërësi fokusohet në përfitimin maksimal të peisazhit të jashtëm teksa rëndësi e veçantë i kushtohet dritës dhe orientimit të saj nëpërmjet dritareve.
Inkorporomi i stilit bashkëkohorë jep një ndjenjë të pastër të shtëpisë tradicionale indiane.
Rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe hapësirës së jashtme duke krijuar një ambient socio-kulturor të cilën familja mund ta përdorë për të mbjellur diçka apo për punë të përditshme e festa.
Kur e mendojmë një dizajn të dhomave indiane zakonisht mendja na shkon tek dhomat e zbukuruara me ngjyra të ndryshme e me mëndafshin si materialin e preferuar, por jo çdo herë praktikohet kjo gjë, hapësirat e brendshme shpesh dinë të jenë të thjeshta e utilitare.
Punimet artistike ekzotike në mur, ngjyrat e qeta neutrale, orenditë e thjeshta dhe materialet natyrore krijojnë një ambient të balancuar dhe harmonik.
Dhoma e ngrënies është vendi i përsosur për të ndarë momente të bukura me miqtë dhe familjen. Një llambadar, arti i mureve, dhe mobilimi hipnotizues shtojnë më shumë art në këtë hapësirë.
Tarracë përmban një bar të zbukuruar me një sallë pritjeje të rehatshme të ulur për banorin që të gjallëroj pas një dite të gjatë.
