Connect with us

Featured

Kështu do të jetë plani për zhvillimin e Alpeve Shqiptare

Published

on

Me bukurinë e tyre, ndërthurjen në harmoni mes maleve, luginave, liqeneve, lumenjve, ujëvarave e burimeve të tjera natyrore, Alpet Shqiptare lënë pa frymë këdo që i sheh për herë të parë.

Shumë turistë të huaj nuk ngurrojnë t’i etiketojnë ato ndër më të bukurat në botë. Zona e Veriut të Shqipëri po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vitet e fundit, por kjo rrezikon që të nxisë një zhvillim të shfrenuar dhe të pastudiuar, ashtu siç ndodhi me bregdetin vite më parë, duke shkatërruar këtë pasuri natyrore.

Tani për Aplet shqiptare po eksiton edhe plani i cili synon zhvillim e qëndrueshëm dhe të integruar të këtij rajoni për 15 vite në vazhdim.

Qëllimi kryesor është që Alpet shqiptare të hyjnë në një cikël të ri të zhvillimit të turizmit duke pasur një qasje më të ekuilibruar sa i takon zhvillimit dhe shfrytëzimit të asaj çfarë natyra i ka dhuruar këtij rajoni.

Për të mundësuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe një turizëm që i përgjigjet “lartësisë” së vetë Alpeve, një Masterplan dhe Studim Fizibilitetit për projekte infrastrukturore në zonën e Alpeve është iniciuar nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Mbështetja financiare për këtë projekt ka ardhur nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF). Ky projekt do të pasohet nga një program investimesh kapitale që do të kryhen me bashkëfinancimin e Qeverisë Shqiptare dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Drejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, tregon  cilat janë pikat kryesore të masterplanit të Alpeve dhe çfarë synojnë ato.

“Fondi Shqiptar i Zhvillimit është përpjekur ta shohë zhvillimin si ndërhyrje komplekse dhe rajonale. Kemi zbatuar projekte sektoriale, por gjithmonë kemi tentuar që çdo projekt ta shohim si pjesë e zhvillimit të një rajoni në tërësi. Në këtë kuadër FSHZH vjen me planin e Alpeve, që synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të këtij rajoni për 15 vitet në vazhdim. Janë katër produkte që do të dalin nga ky studim”, tha Beci.

Beci ka treguar që tani është duke u punuar në finalizimin e Planit Kombëtar Sektorial i Turizmit, strategjia e marketingut turistik si dhe programi i investimeve për infrastrukturë vendore.

Gjatë analizës së situatës sipas Becit janë identifikuar pika të dobëta në zhvillimin e turizmi, ku ndër gjetjet kryesore ai ka veçuar strukturat e dobëta menaxhuese, infrastrukturën e dobët, problemet me menaxhimin e mbetjeve si dhe tjera probleme.

“Nga analiza e situatës janë identifikuar pikat e dobëta që ndikojnë në zhvillimin e turizmit dhe në bazë të të cilave do të orientohet e gjithë paketa e ndërhyrjeve dhe investimeve që do të kryhen. Ndër gjetjet kryesore do të veçoja strukturat e dobëta menaxhuese, infrastrukturën e dobët, problemet me menaxhimin e mbetjeve, etj. Nëpërmjet këtij plani përcaktohen ndërhyrjet e nevojshme dhe investimet për rrugë, ujësjellës, shkolla, qendra shëndetësore, infrastrukturë urbane dhe transport publik. Po ashtu po punohet për hartimin e strategjie të mirëfilltë marketingu për hartimin e një oferte të larmishme turistike dhe orientimin e investimeve të biznesit, që të maksimizohen vlerat e zonës edhe nga pikëpamja historike e kulturore”, është shprehur Beci.

Si do të mundësohet zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit përmes këtij masterplani?

Beci: Qëllimi kryesor është që Alpet shqiptare të hyjnë në një cikël të ri të zhvillimit të turizmit duke pasur një qasje më të ekuilibruar sa i takon zhvillimit dhe shfrytëzimit të asaj çfarë natyra i ka dhuruar këtij rajoni. Thënë më thjesht, nga njëra anë kemi një rajon të pasur nga pikëpamja natyrore, historike dhe kulturore dhe që mund të gjenerojë të ardhura të qenësishme në ekonominë lokale dhe atë kombëtare.

Nga ana tjetër, kemi komunitete që jetojnë në një gjendje ekonomike që nuk përputhet me pasurinë mes së cilës gjenden. Masterplani synon pikërisht këtë: zhvillimin e potencialit turistik të të gjithë rajonit dhe shfrytëzimin e tij në mënyrë të qëndrueshme e në harmoni me natyrën me qëllim që të gjenerohet rritje ekonomike afatgjatë për banorët e zonës dhe pse jo edhe për ekonominë kombëtare. Hartimi i politikave dhe strategjive afatgjata, si dhe i ndëhyrjeve në infrastrukturë duhet të ecë paralelisht me zhvillimin e produkteve dhe ofertave të larmishme turistike, me promovimin dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore. Kjo kërkon një harmonizim të përpjekjeve të të gjithë aktorëve të përfshirë, si dhe pjesëmarrje aktive të komunitetit drejt një vizioni të përbashkët. Nuk mund të ketë zhvillim përmes ndërhyrjeve të copëzuara. Vetëm ngritja e vizionit të zhvillimit në nivel rajonal do të bëjë të mundur që Shqipëria të konkurrojë denjësisht vendet e tjera që tashmë kanë një traditë të konsoliduar të turizmit malor.

Rruga e Thethit

Ka zona që janë të njohura dhe kërkojnë ndërhyrje në infrastrukturën rrugore. Rasti konkret është Thethi. Një zonë që po vizitohet gjithmonë e më shumë nga turistë vendas dhe të huaj. Ndërtimi i rrugës nga Qafë-Thora në Theth është në planet tona të afërta

Nëse mund të sillni shembuj konkrete se si do të ndikojë ky masterplan në rritjen e mirëqenies së banoreve të zonës?

Beci: Zona në fokus të studimit të masterplanit përfshin bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Bajram Curri dhe 12 njësitë administrative në përbërje të këtyre bashkive.

Koncepti i zhvillimit të Alpeve identifikon dhe fuqizon lokalitetet sipas një hierarkie të veçantë brenda këtij rajoni, duke respektuar në të njëjtën kohë hierarkinë që ka përcaktuar plani i përgjithshëm kombëtar. Lokalitetet janë kategorizuar në nivele të ndryshme zhvillimi duke marrë për bazë profilet, specializimet e veçanta të secilës prej tyre për sa i përket shërbimeve, aktiviteteve, segmenteve të turizmit dhe llojit të strukturave të akomodimit. Për shembull ka zona që janë të njohura dhe kërkojnë ndërhyrje në infrastrukturën rrugore. Rasti konkret është Thethi. Një zonë që po vizitohet gjithmonë e më shumë nga turistë vendas dhe të huaj. Ndërtimi i rrugës nga Qafë-Thora në Theth është në planet tona të afërta.

Po kështu, ka zona që janë të virgjëra dhe ku natyra e arkitektura tradicionale kanë mbetur të pacenuara. Rast tipik është Curraj i Epërm, një zonë ku peisazhet të lënë pa frymë dhe ku qoftë ndërtimet e qoftë struktura sociale i kanë qëndruar besnike traditës. Për këtë arsye ndërhyrjet në këtë zonë qoftë në nivel infrastrukturor, qoftë në elementët restaurues duhet të orientohen nëpërmjet rregullave të mirë përcaktuara që në fillim. Ndërsa paralelisht me ndërhyrjet infrastrukturore duhet punuar edhe për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe për marketimin.

Kriteri kryesor mbi të cilin do të kryhet vlerësimi dhe renditja e projekteve është ndikimi në mirëqenien e banorëve të zonës, paralelisht me elementët e tjerë me ndikim në mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonës.

Shifrat

Numri i turistëve në rajonin e Alpeve (vizitorë që qëndrojnë të paktën një natë në territor) në vitin 2016 ishte 67,000, ndërkohë që kjo shifër pritet të shumëfishohet përgjatë 15 viteve të ardhshme.

A keni të dhëna se sa është aktualisht numri i turistëve në Alpe dhe sa pritet të shkojë ai? Si do të arrihet të kontrollohet rritja e fluksit të turistëve dhe moscenimi i natyrës?

Vlerësimi i kërkesës aktuale të tregut turistik të Alpeve Shqiptare dhe tendenca për të ardhmen është kryer mbi metodën ekonometrike të njohur si ‘’Delphi’’. Parashikimet e kësaj metode bazohen në mendimin e agreguar të ekspertëve të ndryshëm. Rezulton se në 15 vitet e ardhshme do të rritet në mënyrë të konsiderueshme numri i turistëve, ndërkohë që edhe sezoni turistik do të zgjatet. Siç e dini zgjatja e sezonit është një ndër sfidat me të cilat sektori i turizmit po përballet prej vitesh. Numri i turistëve në rajonin e Alpeve (vizitorë që qëndrojnë të paktën një natë në territor) në vitin 2016 ishte 67,000, ndërkohë që kjo shifër pritet të shumëfishohet përgjatë 15 viteve të ardhshme.

Rritja e kërkesës turistike parashikohet të vijë si rezultat i ndërhyrjeve të mirëmenduara dhe në harmoni me burimet natyrore, me qëllim që turistët që vizitojnë njëherë Alpet të kthehen sërish. Pra, krahas peizazheve fantastike, turistëve t’u ofrohet kuzhina tradicionale, kushte akomodimi dhe shërbime cilësore, infrastrukturë rrugore sipas standardeve më të mira, sistem transporti që lidh rajonin me qendrat kryesore të vendit dhe akses në rrjetin e telekomunikacionit. Janë pikërisht këto faktorët kryesorë, që kanë një ndikim në zgjatjen e sezonit turistik dhe që nga një kohëzgjatje prej 5 muajsh në 2016 pritet të shkojë në 10 muaj. Rritja e fluksit të turistëve kërkon respektivisht zbatimin e një sërë masash zbutëse, të cilat gjenden në rregulloren e Planit të Zhvillimit të Territorit të zonës dhe në vlerësimin strategjik mjedisor.

Nëse mund të veçoni cilat janë disa nga zonat më të bukura të Alpeve dhe si do të zhvillohen ato?

Është e vështirë të bësh dallim mes zonave të rajonit të Alpeve qoftë për nga bukuria, qoftë për nga biodiversiteti i pasur apo traditat. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zbatuar një numër projektesh që kanë pasur ndikim shumë pozitiv për zonat e përfshira dhe këtu mund të veçoj aksin Hani i Hotit-Tamarë-Vermosh, ndërtimin e disa segmenteve rrugore në Valbonë, në Bogë, etj.

Siç thashë edhe më lart, nëpërmjet Masterplanit të Alpeve synohet një zhvillim i integruar i rajonit në tërësi. Vetëm në këtë mënyrë do të jetë e mundur të arrihet një zhvillim ekonomik i qëndrueshëm dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave të banorëve.

4 kategori lokalitetesh të identifikuara

  • Kategoria I: “Portat hyrëse” e rajonit të Alpeve Shqiptare – Bajram Curri, Koplik
  • Kategoria II: “Porta shërbimesh” të Alpeve Shqiptare – Tamarë, Lugina e Kirit, Koman, Tropojë e Vjetër, Dushaj, Ndërlysaj-Nënmavriq, Vermosh, Valbonë, Lekbibaj, Bogë, Razëm, Reç.
  • Kategoria III: “Porta të atraksionit turistik” të Alpeve Shqiptare »- Lëpusha, Vukël-Nikçi, Thethi, Rragami, Çeremi, Curraj i Epërm.
  • Kategoria IV: “Lokalitete natyrore” të Alpeve shqiptare Sylbicë & Lumi i Shalës (Blini i Gurit të Lekës
  • Niveli 1 – përfshin lokalitetet hyrëse në zonën e PKST-së. Këto zona karakterizohen nga shumëllojshmëri shërbimesh turistike, administrative, shëndetësore etj., si dhe një aktivitet njerëzor më i dendur.
  • Niveli 2 – përfshin lokalitetet që kanë akses të mirë ose janë pranë akseve kryesore rrugore, kanë shërbime publike bazë, si dhe potencial për zhvillim të strukturave të ndryshme turistike dhe rrethinat e lokaliteteve kanë avantazhe mjedisore e kulturore.
  • Niveli 3 – përfshin lokalitetet “Bërthamë” të Alpeve Shqiptare, ndërthurrin vlera të larta mjedisore me karakteristika të arkitekturës tradicionale që duhet ruajtur. Synohet një ngarkesë turistike e ulët duke orientuar kërkesën në lokalitetet e nivelit 2.
  • Niveli 4 – janë të gjitha territoret ku synohet promovimi i turizmit natyror, ruajtja e tipareve natyrore të lokaliteteve dhe ndikimi zero ose minimal i infrastrukturës.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending