Arkitekturë
Këshilla nga arkitektët më të mëdhenj në botë për arkitektët e rinj
Në këtë postim ne ju sjellim një video nga ArchDaily të këshillave për arkitektët e rinj, nga disa prej arkitektëve më të famshëm dhe më të mirë në botë si: Bjarke Ingels, Charles Renfro, Einar Jarmund, Ma Yasong, Sam Jakobi, Jim Eyre dhe Andrew Maynard.
Të pyetur se cfarë do t’i këshillonin ata dikujt që dëshiron të studiojë arkitekturën, ata përgjigjen:
“Ashtu si në shkencë, arkitektura është vërtet një lloj eksperimentimi hipotetik deduktiv, ju nuk duhet të përpiqeni të bëni të gjitha detyrat e shtëpisë, nuk keni pse të bëni të gjithë programin mësimor, nëse shihni diçka që ju pëlqen, përpiquni të kuptoni me të vërtetë se nga ka ardhur, si ka ardhur atje, cilat janë idetë.” ka thënë Bjarke Ingels nga kompania BIG
“Ju duhet të keni një ndjenjë intuitive për hapësirat dhe se si t’i kombinoni gjërat së bashku, duke menduar diçka në kokë dhe duke qenë në gjendje ta përcjellni atë me dorë dhe një laps në një copë letre” shprehet Charles Renfro.
“Mënyra më e mirë për të fituar një përvojë të larmishme është përmes shkollës, kështu që shkoni në shkollë sa më gjatë që të jetë e mundur.” Einar Jarmund nga JVA
“Unë mendoj se ju keni nevojë për një lloj themeli disiplinor i cili më pas do t’ju lejojë mënyra të për vepruar.” Sam Jacob nga FAT.
“Mësoni të vizatoni me dorë, mësoni për të skicuar.” Jim Eyre dhe Chris Wilkinson nga Wilkinson Eyre.
Dhe i fundit, por jo nga rëndësia Andrew Maynard thotë: “Ju duhet të jeni të guximshëm, mendoj se duhet të punoni shumë për çdo gjë që dëshironi të bëni, do të jetë një ekzistencë e lodhshme, dhe me shumë punë.“
https://vimeo.com/68089095