Aktuale
Kërkohet shkarkimi i ministrit të Infrastrukturës
Mbyllja e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit ka shkaktuar bllokimin e shumë fshatrave të këtyre dy komunave. Kjo rrugë u mbyll me arsyetimin se shkakton rrezikshmëri të lartë për qarkullim.
Pavarësisht kësaj, nënkryetari i Komunës ne Kaçanik, Ylber Bajra, po kërkon një zgjidhje urgjente në këtë rast.
“Mbyllja e arteries kryesore Prishtinë-Shkup nga MI (Ministria e Infrastrukturës) ka shkaktuar telashe dhe bllokime të disa fshatrave të komunave Kaçanik dhe Hani i Elezit! Në të njëjtën, rruga alternative Doganaj, Glloboqicë Strazhë për shkak të fluksit të madh të trafikut, rrezikon jetrat e këmbësorve lokal dhe vet udhëtarëve! Të njoftova me detajet të shtunën!”, ka shkruar ai në Facebook.
Nënkryetari ka bërë të ditur edhe mungesën e komunikimit ndërinstitucional, duke mos arritur të merren vesh për këtë çështje.
“I nderuari kryeministër, me ministrin dhe zv përkundër insistimit tim për komunikim ndër institucional nuk ia kemi dal të merremi vesh! Ju njoftoj se banorët e fshatrave të prekura të dy komunave kanë paralajmêruar protestë të dhunshme nëse sot deri ora 14.00 nuk gjendet zgjidhje. Duke ju besuar në plotni, parandaloni të keqen!”, ka shtuar ai.
Bajra ka kërkuar nga kryeministri që bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, të dalin në terren dhe ta shohin gjendjen. Në të kundërtën, ai publikisht ka kërkuar shkarkimin e ministrit Lekaj.




