Aktuale
Kërkohet rruga që lidh fshatrat e Mitrovicës me ato të Leposaviqit e të Zveçanit

Banorët e Vllahisë përveç problemeve infrastrukturore në fshatin e tyre rrugën që lidh fshatrat shqiptare që administrohen nga komuna e Zveçanit dhe e Leposaviqit: Vllahi, Zhazhë, Boletin, Bistricë, Koshtovë e Vllahisë dhe Cerajë me Mitrovicën e quajnë strategjike dhe njëkohësisht edhe për banorët e fshatrave të Shalës së Bajgorës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Fshatrat e komunës së Mitrovicës, në veçanti ato që administrativisht u takojnë komunave Zveçan dhe Leposaviq, kanë ende probleme të mëdha me infrastrukturën rrugore dhe me infrastrukturën tjetër.
Problemin e banorëve të këtyre fshatrave, të cilët hallet e tyre duhet t’i qajnë në Leposaviq dhe në Zveçan e jo në Mitrovicë, e kanë diskutuar banorët e Vllahisë, të cilët kanë kërkuar një rrugë që lidh të gjitha fshatrat shqiptare të asaj pjese, pavarësisht ato që i takojnë Mitrovicës, Zveçanit apo Leposaviqit.
Ata e kanë problem edhe furnizimin me ujë të pijes dhe kanalizimin në fshatra. Banorët e Vllahisë thonë se edhe më tutje ka probleme me rrugët në disa lagje të Vllahisë, ndonëse një rrugë, ajo në lagjen “Hasani”, tashmë ka përfunduar.
Kryetari i fshatit Shasivar Begu ka thënë se përveç ndërtimit të kësaj rruge, por edhe disa të tjerave në fshat, banorët problem kryesor tani kanë sigurimin e ujit për pije, prandaj edhe kërkoj që të vazhdohet më tutje me realizimin e projektit të filluar më parë, por që ka mbetur në gjysmë.
