Featured
Kërkohet që Budakova të bëhet me sistem të ujësjellësit dhe kanalizimit
Në takimin e mbajtur të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me përfaqësues të Hidroregjionit Jugor nga Prizreni dhe Suhareka si dhe me kryesinë e fshatit Budakovë është diskutuar për sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit të këtij fshati.
Takimi është thirrur nga kryesia e fshatit Budakovë, të cilët më herët kanë kërkuar që edhe fshati i tyre të behet me sistem të ujësjellësit si dhe me kanalizim, pasi të dyja këto i mungojnë Budakovës.
Dugagjin Palushi, këshilltar në Asamblenë komunale, thotë se banorët, përkatësisht kryesia e fshatit janë dakorduar me përfaqësuesit e Hidroregjionit Jugor në Prizren dhe Suharekë, ndërsa sot “kemi diskutuar dhe me kryetarin e Komunës Bali Muharremaj që ta realizojmë deri në fund projektin tonë”.




