Aktuale
Kërkohet përfshirja e qytetarëve për Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/prizren.jpg)
Organizata jo-qeveritare, “Ec Ma Ndryshe”, ka kërkuar nga qytetarët të kontribuojnë në Planin e krijuar për Menaxhimin e Qendrës Historike të Prizrenit.
Qëllimi i këtij plani është përcaktimi i politikave për mbrojtjen, zhvillimin dhe administrimin në mënyrë bashkëkohore të Qendrës Historike të Prizrenit. Qendër kjo e cila është shpallur si zonë e veçantë dhe është vendosur në mbrojtje të përhershme për shkak të vlerave, që ajo i ka.
“Kjo qendër historike, sipas legjislacionit në fuqi është identifikuar si fushë e konservimit arkitekturor, pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike nën mbrojtje të përhershme si dhe Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Ky Plan është rezultat i përpjekjeve shumë vjeçare të institucioneve dhe shoqërisë civile të Prizrenit për mbrojtjen dhe zhvillimin e qendrës historike ex qytetit”, ka shkruar organizata EC Ma Ndryshe.
Sipas kësaj organizate, Plani për Menaxhim është financuar nga Ministria e Kulturës, por që kanë kontribuar edhe organizata dhe ekspertë të shumtë.
“ Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është hartuar nga Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren nën koordinimin e menaxherit të EC Ma Ndryshes Enes Toska dhe kontributit të jashtëzakonshëm të ekipit me ekspert ndërkombëtar Rand Eppich, ekspertet lokale Nora Arapi Krasniqi e Artnet Haskuka dhe një numri të madh konsulentësh profesional, kontribues në proces dhe staf përkrahës”, thuhet në statusin e Ec Ma Ndryshe.
Plani është krijuar në platformën online dhe konsultimet publike mund të bëhen në tri gjuhët zyrtare të Kosovës, shqip, serbisht dhe në gjuhën angleze.
“Plani është publikuar në platformën online për konsultime publike në tri gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe jeni të mirëseardhur të kontribuoni me komente deri më 20 Qershor 2019 të cilën mund ta bëni pasi të logoheni në platformë. 🇦🇱 https://bit.ly/2ËEsPY5 🇬🇧 https://bit.ly/2Moxnhv 🇷🇸https://bit.ly/2Z4H7Pg:”, njofton Ec Ma Ndryshe.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)