Aktuale
Kërkohen lokacionet për fusha të futbollit në Prishtinë
Këtë vit, në bashkëfinancim ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit de Komunës së Prishtinës, në kryeqytet do të ndërtohen dy fusha sintetike të futbollit, me përmasa 105 x 68 metra, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s.
Ndërtimi i fushave është pjesë e një projekti më të madh të MKRS-së dhe FFK-së për ndërtimin e fushave ndihmës për secilin ekip që është pjesë e Vala Superligës, kjo në rastin e Prishtinës vlen për Prishtinën dhe Flamurtarin.
Drejtori i Drejtoratit Pronës në Komunë, Dren Kukaj, bashkë me përfaqësues të FFK-së, të prirë nga nënkryetari Agim Ademi, kanë dalë në terren për t’i parë nga afër pronat komunale ku potencialisht mund të ndërtohen këto fusha, ashtu që të ndahen parcelat sa më të përshtatshme.

Mungesa e fushave ndihmëse dhe problemet me infrastrukturë paraqesin për vite me radhë problemin më të madh në sportin e Kosovës dhe Kosova vazhdon të jetë një prej pak vendeve në botë që nuk ka asnjë stadium që plotëson kriteret për një ndeshje të nivelit ndërkombëtar.
Kohëve të fundit institucionet shtetërore janë shumë më aktive në renovim të infrastrukturës sportiv. Stadiumi i Prishtinës pritet të jetë gati verës për ndeshje ndërkombëtare të klubeve, por edhe përfaqësueses së Kosovës.
Po ashtu është caktuar lokacioni për ndërtimin e një stadiumi të ri nacional në Drenas.




