Connect with us

Aktuale

Kërkohen fonde që Kosova të bëhet me qendër për Astronomi

Published

on

230 mijë euro i duhen Kosovës për të ndërtuar qendrën e parë shkencore dhe kërkimore në fushën e Astronomisë.

Për këtë Astronomy Outreach of Kosovo (AOK) ka hapur një thirrje në faqen e internetit “gofundme” për të mbledhur donacione nga të gjithë ata që kanë mundësi dhe vullnet, që të kontribojnë për këtë projekt.

Në shkurt të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës miratoi amandamentin për ndërtimin e Observatoriumit të parë në Kosovë, por buxheti i ndarë nuk iu dha asnjëherë kësaj organizate.

Ndërsa AOK, donacionet private i konsideron të vetmet rrugë në realizmin e projektit, që është i pari i këtij lloji në Kosovë.

“Bordi i Drejtorëve të Astronomy Outreach of Kosova (AOK) ka vendosur që mënyra e vetme për të zhvilluar Observatorin dhe Planinariumin e parë në Kosovë është ta bëjmë këtë përmes donacioneve private, prandaj ne kërkojmë mbështetjen tuaj për ta bërë këtë. Edhe pse kemi marrë autorizim nga Parlamenti i Kosovës vitin e kaluar për Observatorin, fondet nuk u dhanë asnjëherë, edhe pas kërkesave tona të shumta”, thuhet në thirrjen e AOK-ut.

Ata kanë treguar për pajisjet dhe ndihmat, që kanë ardhur për ndërtimin e obervatoriumit, mirëpo, sipas tyre kjo nuk mjafton sepse duhet një objekt për vendosjen e tyre.

“Deri më tani, një sasi e konsiderueshme e pajisjeve është dhuruar për të ndihmuar në ndërtimin e Observatorit të parë në Kosovë. Kjo përfshin tokën për Observatorin nga Prof. Miliam Rushiti, ndërtimin e rrugës nga KFOR-i turk, një teleskop C14 Edge nga Celestron, kompjuter dhe sistem zëri për planetariumin nga Jack Dunn dhe Hap Griffin. Por kjo nuk është e mjaftueshme, pasi ne kemi nevojë për ndërtimin dhe kube për të vendosur këto pajisje dhe për të ngritur Observatorin dhe Planetarinum”, thuhet në thirrjen për mbledhjen e fondeve.

Organizata që ka 5 vite që nga themelimi dhe puna e saj në fushën e astronomisë, thotë se kjo do t’i ndihmonte gjeneratat e reja në fushën e shkencës.

“Ky objekt do të jetë i ngjashëm me ato në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Evropë që kanë frymëzuar rininë e tyre dhe në mënyrë të ngjashme do të frymëzojë kosovarët që të ndjekin grada të përparuara në shkenca”, thonë ata.

Deri më tani në faqen “gofundme” janë mbledhur 3 mijë e 985 euro nga 16 donatorë, por që ka gjetur përkrahje duke u shpërndarë 1 mijë e 700 herë./Ndertimi.info

Linku: https://www.gofundme.com/f/t99yd-suppo?sharetype=teams&member=3625132&pc=fb_co_campmgmt_w&rcid=r01-15805882245-80d18ffb1b0e472d&utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=p_lico%2Bshare-sheet%2Bexp2&fbclid=IwAR1lquYKU4SkS222RproZA-5ijFRr0PKrvJ_WFIfUkgg_Q4aJc9HEBj_Q14

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K

Published

on

Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Begzad Musliu dhe ish-pronari i kompanisë “Sallahu” SH.P.K, Naim Sallahu, kanë dalë para Gjykatës së Prishtinës më 16.05.2024 për t’u përballur me akuzat që u ngarkohen.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzat Musliu në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., që sipas prokurorisë është e ndaluar me ligj.

Në seancën e 16.05.2024 janë dëgjuar Hysen Merovci, Shaban Krasniqi dhe Mexhide Behluli të cilët ishin propozuar si dëshmitarë për t’u dëgjuar nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve.

Mexhide Behluli e cila ishe ftuar të dëshmojë në rolin e zyrtares ligjore në Ministri të Infrastrukturës tha se nuk i kujtohej se ka qenë në takimin në të cilin ishte diskutuar nga sekretari i kësaj ministrie dhe udhëheqësit të divizionit lidhur me kërkesën për futjen e kompanisë “Sallahu” SH.P.K, në listën e zezë.

“Nuk më kujtohet që kam qenë pjesë e këtij takimi” – tha Mexhide Behluli gjatë dëshmisë së saj në gjykatë.

Ajo mohoi të jetë në dijeni se ka pasur një kërkesë nga Vlamire Bllaca për ta futur në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, kompaninë e “Sallahu” SH.P.K.

Mexhidi tha se fushë-veprimtaria e saj ishte të jetë si pikë kontakti mes avokaturës shtetërore dhe MI në lidhje me lëndët Gjyqësore në të cilat MI ishte palë e paditur.

Pas Behlulit, dëshmoi Hysen Merovcit, i cili kishte qenë udhëheqës i divizionit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Për dallim nga Behluli, dëshmitari Merovci tha se është mbajtur një takim me sekretarin e MI, Izedin Bytyqin për të diskutuar lidhur me kërkesën e Valmire Bllacën për ta futur në listë të zezë të kompanisë “Sallahu” SH.P.K.

“Sekretari i MI Izedin Bytyqi më ka kërkuar mua në cilësinë e udhëheqësit të divizionit të projektit edhe kjo çika e departamentit ligjor, Mexhide në takim me zyrën e sekretarit në lidhje me një ankesë që është bërë nga Operatori Ekonomik ‘Sallahu’, e ka lyp mendimin tonë, në lidhje me vlerësimin e një tenderi për ndërtimin e urës M9 Pejë – Kuqisht” – tha Merovci.

Në fund është dëgjuar edhe dëshmitari Shaban Krasniqi i cili ishte gjeodet në kompaninë “Sallahu” SH.P.K.

Me të përfunduar faza e dëgjimit të dëshmitarëve, gjyqtari Avni Syla njoftoi të pranishmit në sallë se meqë nuk ka asnjë propozim për plotësimin e provave, do të kalohet në fazën e dhënies së mbrojtjes nga të akuzuarit.

Ky rast po gjykohet nga gjykatësit Avni Syla, kryetar i trupit gjykues, Alban Ajvazi dhe Sulltane Hoti – anëtarë. Aktakuza përfaqësohet nga prokurori i krimeve të rënda, Bashkim Zeqaj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzad Musliu, në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., gjë që është e ndaluar me ligj.

Auditimi i lëndës së prokurimit është bërë për projektin me emrin “Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë – Kuqishtë me lokacionin Drelaj”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending