Connect with us

Featured

Vazhdon kërkesa e vjetër e ferizajasve për kyçje në autostradë

Published

on

Ferizajasit janë të dytët në vend për nga taksapaguesit. Bizneset e mëdha gjenden në rrugën industriale të këtij qyteti, dhe tash e disa vjet kanë vetëm një kërkesë, e cila vazhdimisht po zvarritet. Kyçja në autostradën “Arbën Xhaferi”, në distancë prej 3 km, do t’ua mundësonte lëvizjen më të lehtë për transporte atyre. Ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës, që kërkesa e tyre mos të neglizhohet.

Faton Hasani, biznesmen, tha se “për ne si qytetarë dhe si biznese është krejt e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme që qyteti i Ferizajt të mbetet pa kyçje në të cilat deomos është dashur të jetë pikërisht këtu në rrugën  “Driton Islami”.

Fatmir Hasani, që ka një biznes në këtë rrugë tha se “kërkojmë nga të gjitha institucionet relevante që ta bëjnë sa më shpejt një zgjidhje për Ferizajn, pasi që ne jemi ndëshkuar me autostradën e re, qasja në autostradë është jashtëzakonisht larg dhe nuk ka ndonjë efekt pozitiv”, gjithashtu edhe përfaqësuesi I bizneseve në zonën industriale të Ferizajt, Ibrahim Shehu, theksoi se “kërkesa jonë besoj se qëndron, po presim mirëkuptim nga qeveria dhe jemi optimist që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt”

Kërkesën e komunitetit të bizneseve e ka përkrahur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri. Ai ka thënë se këtë çështje do ta ngrisë sërish në kuvend: “Të anashkalohet Ferizaj në këtë mënyrë është e padrejtë, për arsye se është njëri nga tatim paguesit më të mëdhenj, pas Pristhinës, dhe bizneset dhe qytetarët nuk e meritojnë të neglizhohen. Kjo arterie është e rëndësishme se do t’i shërbej të gjithë qytetarëve ashtu siç i shërbeu hekurudha”, ka thënë Tahiri për RTK-në.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se kërkesa e këtij komuniteti është legjitime dhe është tash e sa kohë.

Aliu ka premtuar se do të kërkoj nga ministria e qeveria që kjo kërkesë e kësaj fuqie ekonomike të implementohet.

“Edhe atë kohë kur kam qenë deputet e kemi përkrahur këtë kërkesë dhe e kemi nënshkruar, dhe ia kemi dërguar qeverisë, mirëpo atëbotë, ministri I financave, Avdullah Hoti, nuk ka ndarë asnjë cent për këtë kërkesë. Tashmë kemi një rrugë më të duhur, pasi kam biseduar edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj e cili ka premtuar se do të ndajë mjete edhe për këtë kyçe por edhe për atë në Gërlicë”.

Në ministrinë e Infrastrukturës, thonë se deri në mbarimin e tërësishme të autostradës nuk kanë se çfarë të bëjnë. Argjend Zejnaj, shef I kabinetet të ministrit Pal Lekaj, ka thënë se pas përfundimit të autostradës do të shqyrtohen mundësitë: Sa i përket kyçjes që kanë kërkuar bizneset, ne si pikë e parë do ta përfundojmë autostradën si të tillë deri në fundvitin e ardhshëm, pastaj do të ulemi dhe do ta bëjmë studimin e fizibilitetit, e pastaj mbi bazën e saj Ministria e Infrastrukturës do të marrë vendim për ta mundësuar ose jo, por ne besojmë që do të mundësohet një gjë e tillë”.

Nëpër të gjitha legjislaturat si lokale por edhe qendrore, kjo kërkesë tash e dy vjet ka gjetur vetëm përkrahje morale por jo edhe vepruese. Bizneset kanë paralajmëruar se nëse kjo kërkesë nuk gjen mbështetje, do të detyrohen që të dalin në rrugë.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending