Connect with us

Aktuale

Kërkesa e lartë rrit çmimet e banesave

Published

on

Sipas Bankës së Shqipërisë, kërkesa për banesa u rrit gjatë vitit në Tiranë dhe bregdet. Një pronë shitet mesatarisht për 10 muaj, ndërsa familjet që kanë kredi thonë se ajo zë 30 % të të ardhurave

Pjesa e parë e vitit regjistroi rritje të kërkesave në tregun e pasurive të paluajtshme, ndërsa me rritje ka shkuar edhe çmimi i banesave në kryeqytet.  Raporti i Stabilitetit Financiar i 6-mujorit të parë, i publikuar nga Banka e Shqipërisë vë në pah se indeksi i çmimit të banesave në rang vendi shënoi rritje me përkatësisht 8.1% në krahasim me gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas vrojtimit, në rritje kanë ndikuar përveç Tiranës, edhe bregdeti. Agjentët imobiliarë dhe firmat e ndërtimit të intervistuara në vrojtim janë shprehur që koha mesatare e shitjes së pronave në rang vendi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit ishte mesatarisht 10 muaj ose rreth 2.2 muaj më e shkurtër sesa në gjashtëmujorin e dytë 2017. Anketimi tregon se rreth 75% e pronave për banim dhe përdorim janë blerë me hua bankare. Kostoja relative e pagesës së kredisë për blerje pasurie të paluajtshme ka rënë, duke reflektuar kushte financiare më të lehtësuara për blerjen e pronave të paluajtshme nga këndvështrimi i huamarrësit. Të dhënat e sektorit bankar për gjysmën e parë të vitit tregojnë një nivel pothuaj të pandryshuar të tepricës së kredisë për blerje pasurish të paluajtshme, të shoqëruar me rënie të lehtë të normave të interesit të kësaj kredie.

Kreditë

Kërkesa e individëve për kredi për pasuri të paluajtshme ka shfaqur rritje dhe kushtet për miratimin e kredisë për këtë lloj kredie dhe këtë kategori huamarrësish raportohen më të lehtësuara kurse koha mesatare e shitjes së pronave në rang vendi ishte 10 muaj rreth 2.2 muaj më e shkurtë se 6 mujori II 2017. Kurse nga këndvështrimi i ofertës sipas BSH kjo ka ndodhur në kushtet kur INSTAT raporton rritje të qenësishme të sipërfaqes dhe numrit të lejeve në ndërtim për objekt banimi. “Vëllimet e shitjeve janë rritur vetëm për zonat periferike të Tiranës dhe kanë shënuar rënie në zonat e tjera të kryeqytetit në bregdet dhe në zonat e tjera të vendit. Teprica e kredisë për ndërtimin ka rënë duke ulur peshën e saj në totalin e kredisë për bizneset dukshëm në nivelin mesatar prej 20 për qind të regjistruar gjatë 2007-2011. Cilësia e kredisë për pasuri të paluajtshme është përmirësuar” vlerëson BSH në referuar raportit e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë të vitit. Gati një e treta e familjeve shqiptare kanë një hua për të shlyer, kryesisht ndaj bankave. Banka e Shqipërisë gjatë një anketimit me rreth 1200 familje në të gjithë vendin për testuar qëndrueshmërinë e tyre financiare gjeti se në tremujorin e dytë te 2018 këstet mujore për shlyerjen e huave në familje zënë 10 deri mbi 30 për qind të te ardhurave mujore. Sipas vrojtimit rreth 28% e familjeve deklaruan se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, por nën mesataren historike të vlerave të vrojtimit. Rreth 60% e familjeve huamarrëse deklarojnë se “aftësia e tyre paguese” nuk ka ndryshuar, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përkeqësim krahasuar me 6-mujorin paraardhës dhe një vit më parë. Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe i shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura – shpenzime). Sipas analizës së Bankës, kjo strukturë ka vijuar të zhvendoset në favor të huamarrjes formale, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Në përbërjen e tepricës sipas monedhës, rezulton se 84% e saj deklarohet në lekë dhe 16% në euro. Sipas qëllimit të përdorimit, rreth 35% e tepricës së huas deklarohet për blerjen ose riparimin e një prone, 41% për zhvillimin e një biznesi dhe vetëm 5% për konsum. Gjatë periudhës së vrojtuar, teprica e huas me qëllim zhvillimin e një biznesi ka qenë në rritje, ndërsa për dy zërat e tjerë ka rezultuar në rënie. Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të huas gjatë periudhës referuese, duke reflektuar prirjen rënëse të normës së peshuar të interesit të kredisë për individët. Për gjysmën e dytë të vitit 2018, shumica e familjeve huamarrëse (rreth 74%) nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të të pyeturve tregon për një përkeqësim të lehtë. Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së dytë të vitit 2018, vlerësohet pothuaj e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por në rënie krahasuar.

Sektori bankar

Banka e Shqipërisë nënvizoi se aktiviteti i sektorit bankar ka qenë përgjithësisht më i ngadalësuar gjatë periudhës. “Përmirësimi i cilësisë së kredisë ka vijuar por me ritme më të ulëta, treguesit e performancës janë në nivele të mira. Ndikimi i ecurisë së kursit të këmbimit ka qenë i rëndësishëm. Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve dhe bizneseve ishte e ngjashme me periudhën e kaluar. Nivelet e huamarrjes konsiderohen të përshtatshme dhe kërkesa e tyre për hua në periudhën e ardhshme rezulton sërish e moderuar. Raporti i kredive me probleme sipas BSH nuk ka ndryshuar por mbetet më i mirë se një vit më parë. Kontributi i fshirjeve më i vogël dhe ka nevojë të përforcohen format e tjera të zgjidhjes së kredive. Rreziqet e tregut veçanërisht në komponentin “e tërthortë” mbeten të pranishëm dhe kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm. Rreziku i likuiditetit është i ulët por ndikimi në eficencën e veprimtarisë duhet vlerësuar me kujdes.

Çmimet e banesave në 32 zonat e Tiranës

Sipas zonave kadastrale të Tiranës, qendra dhe zonat më të lakmuara (ish-blloku, Rruga e Elbasanit, Stadiumi “Selman Stermasi”, kanë pësuar rritje, ku çmimi për metër katror ka shkuar plus 120 euro. Ndërkohë, duke shkuar sa më larg vijës së verdhë të kryeqytetit, çmimi është rritur me 50-70 euro. Çmimet nuk janë reflektuar vetëm nga kërkesë-oferta, por edhe një sërë taksash që bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë vendosur për ndërtuesit. Mjafton të përmendim dyfishimin e taksës së infrastrukturës nga 4 në 8 për qind, si dhe detyrimin që 3 për qind  e sipërfaqeve ndërtimore të shkojë për strehim social, që ndërtuesit automatikisht të rrisin çmimet.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending