Aktuale
Kërkesa disa vjeçare për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, që ende vazhdon

Mbi 30 mijë qytetarë të Prizrenti kanë nënshkruara një peticione me të së cilit kërkojnë ndërtiimin e një xhamie në kalanë e qytetit.
Tentativa e parë e rindërtimit të xhamisë daton që nga shkurti i vitit 2010. Në atë kohë BIK u kishte dërguar kërkesë për lejimin e rindërtimit të kësaj xhamie, Ministrisë së Kulturës, Kuvendit Komunal të Prizrenit, Entit për Mbrojtje të monumenteve Historike në Prizren, EULEX dhe ICO.
Kërkesa ishte dërguar këtyre institucioneve pasi ishte marrë vesh se do të fillonte puna në kalanë e Prizrenit.
E gjithë historinë e kërkesës për rindërtimin e kësaj xhamie nw Kalanë e Prizrenit e ka treguar Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Orhan Bislimaj, në emisionin “Koha për Ndërtim”.
“Kërkesat e BIK-ut kanë filluar që në vitin 2010. Mirëpo, ka ndodhur një injorim total dhe askush nuk ka kthyer asnjë përgjigje deri në vitin 2014. Në këtë vit përsëri Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, përmes një detyrohet t’ia kujtojë Ministrisë së Kulturës se jemi gjallë dhe kemi bërë kërkesë, prandaj shqyrtone dhe ktheni përgjigje. Në vitin 2014, një delegacion i lartë i ministrisë në krye me kryetaren e Drejtorisë për Trashëgimi Kulturore, Vjollca Aliu kanë ardhur për vizitë dhe për ta biseduar çështjen e kësaj kërkese. Na patëm premtuar që në vitin 2015 orientimisht do të shohin se çfarë do të bëjnë me çështjen e xhamisë. Por nuk kanë kthyer përgjigje dhe ne përsëri në vitin 2016 detyrohemi të bëjmë edhe një kërkesë, sepse atëherë punimet shkonin drejtë përfundimit. Pas asaj, ne kemi ndërmarrë disa veprime minimale, pa dëshirën tonë, që ta ngrehim si shqetësim qytetarë çështjen e anashkalimit të xhamisë së kalasë”, tha ai.
Në vitin 2012, në kohë me shi, qindra besimtarë myslimanë kishin falur namazin në kala, pas një kohë të gjatë që dikush ishte falur në themelet e asaj xhamie. Atëbotë filloi dhënia e një zëri më të fuqishëm për rindërtimin e xhamisë në kala.
Krahë BIK-ut, ishte bërë edhe një iniciativë qytetare që udhëhiqet nga Ilir Gashi, tash edhe asamblist në Kuvendin komunal të Prizrenit, nga radhët e Vetëvendosjes.
“Iniciativa e themeluar në vitin 2016 ka radhë si nevojë e kërkesave të shumta të qytetarëve dhe një iniciative vite me parë për pastrimin e themeleve të xhamisë në kala dhe vënien në pah të tyre dhe aksion vetëdijesues se aty ekziston një monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore që pret rikonstruktimin nga institucionet”, tha ai. /Ndërtimi.info/
EMISIONI I PLOTË: https://www.youtube.com/watch?v=4frGL62ngXc
